LAJMI I FUNDIT:

Belegu i kundërpërgjigjet kërcënimit të Ligës Ballkanike

Belegu i kundërpërgjigjet kërcënimit të Ligës Ballkanike

Tensionet e ndeshjes Sigal Prishtina – Peja e kanë shtyrë Ligën Ballkanike (BIBL) që t’i dërgojë “notë proteste” Kosovës. Shay Shtriks ia ka bërë me dije Erolld Belegut se më nuk do t’i tolerojë klubet kosovare, por se do t’i dënojë ashpër, qoftë nevoja edhe me diskualifikim. Belegu thotë se BIBL-ja duhet t’ia dijë për nder Kosovës që ia ka dhënë klubet më të mira të saj, gjë që s’e ka bërë asnjë shtet tjetër

Tensionet që u shfaqën në derbin e madh kosovar ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL), e kanë shtyrë këtë të fundit të reagojë, shkruan sot Gazeta Zëri. BIBL përmes një letre dërguar Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur shqetësimin e saj me sjelljet e fundit të pahijshme që kosovarët po i shfaqin në garat e saj.

Drejtori i BIBL-së, Shay Shtriks, ia ka bërë me dije kreut të FBK-së, Erolld Belegu, se tash e tutje BIBL-ja nuk do t’i tolerojë sjelljet e kosovarëve që bien ndesh me rregulloret e saj, e madje ka paralajmëruar dënime të ashpra.


“Ua bëj me dije të gjitha klubeve kosovare që marrin pjesë në BIBL se që nga ndeshja e ardhshme, 1 mars 2016, nëse ndodh edhe një problem, incident edhe më i vogël që do thyejë rregullat e BIBL-së, do t’i ndëshkojë dhe do t’ua jap dënimin maksimal, konform rregulloreve”, thuhet në letrën e Shtriks që e ka dërguar në FBK.

Ai ka bërë me dije se kosovarët nuk po tregohen të kujdesshëm ndaj tifozëve, lojtarëve dhe zyrtarëve të klubeve. Andaj, ai ka paralajmëruar dënime të ashpra në të ardhmen, madje Shtriks ka paralajmëruar edhe diskualifikim të mundshëm.

“Ne mund të humbasim sponsorë dhe partnerë të tjerë, por nuk do ta humbasim asnjëherë imazhin që e kemi krijuar ndër vite me dinjitet si ligë. Nuk do t’ia mundësojmë askujt që të shprehë agresivitet dhe energji negative në ndeshjet e ligës sonë”, ka theksuar Shtriks. “Nuk do të lejoj që asnjë ekip, grup tifozësh që të shkatërrojnë ligën. Ky vendim i imi besoj do të përkrahet edhe nga FIBA 100 për qind”, ka theksuar ai.

Shtriks ka potencuar se është koha e fundit që klubet kosovare të tregojnë pjekuri në garat e saj, në të kundërtën më nuk do t’i tolerojë.

Belegu: BIBL duhet të krenohet që i ka ekipet kryesore të Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e konsideron të pakuptimtë reagimin e Ligës Ballkanike (BIBL) në adresë të saj. Presidenti Erolld Belegu thotë se FBK-ja nuk i organizon ndeshjet e kësaj lige, por vetë BIBL-ja.

Sipas Belegut, Liga Ballkanike duhet të dijë t’i menaxhojë vetë ndeshjet e saj. Njëherësh, Belegu ia kujton Ligës Ballkanike se Kosova është shteti i vetëm që ia ka dhënë klubet më të mira të saj, gjë që nuk e ka bërë asnjë shtet tjetër. “Ai organizim është i Ligës Ballkanike dhe ata vetë duhet të merren me shqetësimet e tyre. Pothuajse në çdo kampionat në Ballkan ka probleme, por BIBL e ka fatin që ekipet më të mira të Kosovës marrin pjesë aty dhe kjo nuk ndodh me asnjë shtet tjetër, andaj duhet të dijë se si ta menaxhojë këtë situatë”, ka deklaruar për Zërin Belegu.

“Klubet tona çdoherë kanë kërkesa, shpesh edhe jo reale, por ne dimë të ballafaqohemi me to. Secili shtet në rajon ka probleme të tilla. Për të gjithë neve janë të pakëndshme, por ato ekzistojnë edhe duhet ditur për t’u ballafaquar me to në mënyrë profesionale”, theksoi ai. Reagimin e BIBL-së Belegu e konsideron të ngutshëm dhe emocional. “Jam i sigurt se edhe BIBL, përkundër këtij reagimi emocional, do të dijë se si të menaxhojë me situatën”, përfundoi numri 1 i basketbollit kosovar./Zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori