LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Forma e Torres, jo në dorën time

Benitez: Forma e Torres, jo në dorën time

Menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez, ka këmbëngulur se ai nuk ka pasur ndonjë ndikim në formën e përmirësuar të Fernando Torres.

“Mendoj se i gjithë ekipi ka luajtur mirë ndaj Monterreyt, Fernando është pjesë e ekipit dhe ai luajti mirë po ashtu, ndërsa ai ka mundur të luajë edhe më mirë në disa raste tjera, por ishte paraqitje e mirë në përgjithësi për të dhe për ekipin”.

“Ai është në formë më të mirë pë shkak të tij, jo për shkak timin. Ai ka më shumë besim, ne krijojmë më shumë raste dhe kështu ai ka më shumë mundësi për të realizuar. Është mirë për të. Ne analizuam situatën e tij, por nuk bëmë asgjë të veçantë”, është shprehur Benitez