LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Nuk më intereson PSG

Benzema: Nuk më intereson PSG

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar haptas se atij nuk i intereson për PSG-në dhe se ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid.

“Unë nuk di gjë për interesimin e PSG-së. Unë jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj në këtë klub. Është klubi më i madh në botë dhe historia jonë ende nuk ka mbaruar”.

“Erdha në Madrid për të fituar gjithçka. Liga e Kampionëve është pjesë e madhe e ambicieve të mija. Këtu, çdonjëri dëshiron ta fitojë ‘Deciman’ dhe unë dua të jem pjesë e ekipit që do ta fitojë këtë”, ka thënë Benzema për France Football. /Telegrafi