LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Dënimin për pasaportat do ta paguajnë qytetarët

Berisha: Dënimin për pasaportat do ta paguajnë qytetarët

Shtypshkronja shtetërore austriake e ka fituar çështjen ligjore kundër Qeverisë së Kosovës ku ka kërkuar kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e pasaportave biometrike.

Për të biseduar lidhur me këtë temë i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është ish-drejtori i prodhimit të pasaportave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha.

Ai e ka cilësuar këtë si një lajm të hidhur për Kosovën.

“Ky është një lajm shumë i keq për popullin e Kosovës, ndërsa në Qeveri jemi mësuar me këso probleme e dëme që shkaktohen nga Qeveria. Ndërsa është keq për popullin që taksapaguesit duhet ta paguajnë këtë dështim të Qeverisë”.

Berisha ka thënë se këshilltarët dhe zyrtarët ligjor nuk kanë këshilluar mirë andaj edhe ka ndodhur një shkëputje e kontratës që sipas tij është shkëputje e njëanshme.

Ai ka treguar edhe si ka ndodhur deri te kjo ndërprerje e kontratës.

“Fillimisht kontrata me austriakë janë paguar 1 milion e 700 mijë pastaj është futur një autorizim kinse ka autorizim firma e Natali Veliaj që të bartë mjetet nga ministria në Austri e kjo më është dukur anomali”.

“Si pasojë ka ardhur deri tek problemi ngaqë nuk i kanë inkasuar ato mjete, e këta të fundit nuk kanë dërguar pasaportat ngaqë nuk kanë marrë pagesat”.

“Austriakët kanë kërkuar nga ministria që të paguajnë borxhin në mënyrë qe të vazhdoj dërgimi i pasaportave kurse ministria ka shkëputur kontratën me ta”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori