0Shares

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, zhvilloi një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Gjatë vizitës Reeker kreu takime me dyer te mbyllura me krerët më të lartë të shtetit, me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, me Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Zyra për shtyp e kryeministrit bëri të ditur se biseda u ndal në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, transmeton BW.

“Berisha theksoi se realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it”.

Në këtë kuadër, kryeministri nënvizoi se zgjedhjet do gëzojnë standardet e zgjedhjeve ndërkombëtare, të lira dhe të ndershme. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)