LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Jam për opozitë të ndryshme nga Basha!

Berisha: Jam për opozitë të ndryshme nga Basha!

Themeluesi i Partisë Demokratike dhe njeriu që e drejtoi atë për 22 vjet, Sali Berisha, ka sqaruar dje në një intervistë për ABC News se alternativa e tij opozitare dallon nga ajo e Lulzim Bashës dhe vijës zyrtare të Partisë Demokratike. Berisha i ka dhënë fund dilemave, ai ka sqaruar se Basha është kandidat për Kryeministër, ndërsa ai e ka mbyllur tashmë këtë kapitull. Berisha ka sqaruar më tej se opozita po jep mjaft alternativa në vend, por ai vetë, është për revolucion demokratik dhe mosbidje civile. Opinion.al boton përgjigjet e plota të Berishës që qëndrimin e tij dhe të PD në raport me alternativat e opozitës:

Në qoftë se ju thoni se njerëzit duhet të armatosen për këtë situatë që ju paraqisni, do të thotë që opozita nuk ka alternativë tjetër, por ka nevojë që qytetarët të marrin armët dhe të vetëmbrohen?


Berisha: Opozita nuk ka këtë alternativë. E thashë edhe njëherë, kjo është alternativa ime. Sepse ka një dallim thelbësor mes meje dhe Lul Bashës. Lul Basha është përfaqësuesi i opozitës kandidat për kryeministër, kurse Sali Berisha e ka mbyllur kapitullin…

Ju jeni zëri i opozitës në parlament z.Berisha…

Berisha: Jo. Jam por jo i alternativës opozitare. Alternativën opozitare e paraqet kryetari I PD. Po të jetë për alternativë timen, revolucion demokratik. Unë e kam thënë me kohë. Doja 5 mijë, 10 mijë vetë të nguleshim në bulevard dhe ta rrëzonim Edi Ramën. Por kjo nuk është e PD-së, kjo është e imja.

A mendoni se kjo çështje kërkon një vendimmarrje shumë më të madhe sesa ju, PD-ja, 140 deputetë në parlament?

Berisha: Unë mendoj se kjo çështje…Edhe njëherë të dal tek kryetari dhe tek PD-ja. PD-ja nuk mund ta ketë këtë alternativë sepse PD-ja kur drejtohej nga unë kishte 0 tolerancë ndaj krimit. Unë besoj se edhe z.Basha do I përmbahet këtij parimi që presin qytetarët. Kurse unë, unë jam një deputet tani. Nuk përfaqësoj udhëheqjen e PD. Natyrisht unë jap mendimet e mia, siç jap për revolucionin demokratik, me të gjitha mjetet e mosbindjes paqësore. Unë jap këtë një alternativë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori