LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kontestet ndërkufitare nuk kanë ndikuar në integrime euroatlantike

Berisha: Kontestet ndërkufitare nuk kanë ndikuar në integrime euroatlantike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, thotë se zyrtarët e institucioneve të Kosovës, janë duke ushtruar presion mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një reagimi për media, Berisha ka thënë se vota kundër demarkacionit me Malin e Zi, dëshmon qartë se deputetët janë përfaqësuesit e popullit, dhe si të tillë ata mbrojnë integritetin e vendit.

“Deputetët e parlamentit tonë, janë të vetëdijshëm se kjo marrëveshje nuk duhet ratifikuar, sepse si e tillë po e humb territorin e vet me mbi 8.8 mijë hektarë. Presionet publike dhe tendencat për të krijuar amulli në opinion, tregon se kjo është vetëm lojë politike, për t’ia zgjatur jetën vetvetes në pushtet, në të kundërtën, vota kundër kësaj marrëveshje dëshmon qartë se deputetët janë përfaqësuesit e popullit dhe si të tillë ata mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit”, thuhet në reagimin e Berishës.

Berisha konsideron se kontestet ndërkufitare përgjatë historisë së ish-Jugosllavisë, nuk kanë qenë pengesë për integrime euroatlantike.

Ai thotë se populli e ka kuptuar se komisioni qeveritar ka gabuar me ketë marrëveshje.

“Mos ratifikimi i kësaj marrëveshje i hapë rrugë një procesi të ri demokratik të rinegocimit, që në mënyrë të pavarur ta zgjidhë ketë kontest ndërshtetëror. Shembujt e shumtë në ish-Jugosllavi dëshmojnë se kontestet ndërkufitar në mes të shteteve nuk janë pengesë për integrime euroatlantike që janë synim i vetëm i popullit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori