LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Liberalizimi mund të shtyhet, por tokën nuk e japim

Berisha: Liberalizimi mund të shtyhet, por tokën nuk e japim

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk duhet të shërbejë si kusht për liberalizimin e vizave dhe nëse Demarkacioni ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, do të ketë dëme shekullore për vendin.


Berisha ka thënë se disa deputetë të koalicionit qeveritar kanë reflektuar dhe kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se këta deputetë i kanë dhënë shpresë opozitës se kjo marrëveshje do të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës.

“Është zhvillim pozitiv sepse e kemi të qartë se deputetët e PDK-së janë më të informuar për situatën atje. Janë të informuar drejtë për hektarë tokë që i jepen Malit të Zi. Një reflektim i tyre po shihet dhe besoj se edhe deputetët tjerë do ta kenë një qasje të tillë”, ka thënë Berisha.

“Kjo na jep një shpresë që marrëveshja duhet të kundërshtohet nga të gjithë. Nga opozita është kundërshtuar, besoj se kemi reflektim nga partitë tjera, sidomos nga disa deputetë të PDK-së”, ka shtuar ai.

Sekretari organizativ i AAK-së, ka thënë se asnjë deputet i Kuvendit nuk do të jetë i gatshëm ta votojë formën e tanishme të Demarkacionit me Malin e Zi dhe ka bërë thirrje që kjo marrëveshje të ndryshohet, transmeton Koha.net.

“Marrëveshja duhet të ratifikohet dhe assesi nuk besoj se ndonjë deputetë i Kuvendit do të jetë i gatshëm ta votojë marrëveshjen e dëmshme. Reflektimi pozitivë i deputetëve do të ndikojë edhe te të tjerët”, ka thënë Berisha.

Marrëveshjet që kanë ndikime shumëvjeçare për Kosovën nuk duhet të votohen. Këto kanë ndikim të keq për qytetarët për dekada e shekuj. Asnjë deputetë nuk besoj se do ta marrë guximin që ta votojë atë marrëveshje sepse tani është e qartë se me këtë marrëveshje Kosova humb shumë”.

Ai ka përsëritur qëndrimin e partive opozitare se Demarkacioni me Malin e Zi nuk duhet të shërbejë si kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Nuk do të duhej që Demarkacioni të jetë i lidhur me liberalizimin e vizave sepse shumë shtete tjera kanë marrë vizat pa rregullimin e kufijve me vendet fqinje. Por në këtë aspekt ndoshta ka forma tjera të ndikimit politik. Kosova mund të ketë liberalizimin por edhe marrëveshjen e ndryshuar në favor të dy palëve”, ka thënë ai.

Berisha nuk ka mohuar mundësinë që partitë opozitare, veçanërisht AAK-ja, të përdorin gazin lotsjellës për të kundërshtuar votimin për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

“Te Aleanca ka një qëndrim për mospjesëmarrje në Kuvend dhe ka një qëndrim që të mos përdoret gazi lotsjellës, por në rrethana të caktuara do të merret vendim për gazin lotsjellës. Ajo do të jetë temë diskutimi në të ardhmen”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori