LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk po mbrohet shteti, po mbrohen koalicionet

Berisha: Nuk po mbrohet shteti, po mbrohen koalicionet

Shtypshkronja shtetërore austriake e ka fituar çështjen ligjore kundër Qeverisë së Kosovës ku ka kërkuar kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e pasaportave biometrike.

Lidhur me këtë temë në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur ish-drejtori i prodhimit të pasaportave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha.


“Gjatë vitit 2013-2014, janë shkatërruar 15 mijë pasaporta, të cilat kanë dalë defekt, mirëpo ato duhet të rrinë në depo e në rast të ndonjë arbitrazhi ato përdoren si prova që kanë dalë defekt .Mu më kanë larguar, ndërsa e kanë vendos një person që shkatërron pasaporta, ndërron makineritë, ndërron specifikat teknike. Dikush i ka thënë atij që t’i bëj këto veprime”, tha Berisha.

“Problemi tek ministri Hyseni, ka qenë që kur kam denoncuar unë porositjen e disa pasaportave në vlerë prej afërsisht 3 milionë eurove, porosi e cila nuk ka qenë e nevojshme, ai në vend se ta ndaloj procesin e furnizimin nuk e ka bërë atë”

“E këto pasaporta janë shkatërruar ngaqë vendi ku ruhen nuk i ka kushtet e nevojshme, klimatike etj”.

“Është shumë mirë që nuk jam pjesë tash e kësaj qeveria. Kam dëshirë të kthehem mirëpo në një frymë të re. Nuk po mbrohet shteti, por po mbrohen koalicionet”.