LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama ndryshoi emrin për shkak të hetimeve spanjolle

Berisha: Rama ndryshoi emrin për shkak të hetimeve spanjolle

Ish-kryeministri Berisha, duke marrë fjalën në Parlament ka komentuar të dhënat e fundit që janë publikuar në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, që sipas tij faktojnë depërtimin e krimit në institucione.

“Ky është një moment i rëndësishëm i jetës parlamentare. Ligji për dekriminalizimin zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit në Parlament, zbuloi vrasësit, trafikantët dhe njerëzit me dy fytyra e 4 emra”, ka deklaruar Berisha.


Ai i ka drejtuar një sërë akuzash kryeministrit Rama, i cili sipas tij e ka ndryshuar emrin për shkak të përfshirjes së tij në një hetim të autoriteteve spanjolle. “Të vijë këtu kryeministri, sepse nga Edvin iu bë emri Edi për shkak të dokumentave spanjolle. Të vijë këtu të thotë, ç’është ky ndërrim emri”, ka thënë Berisha.

Duke theksuar se, ky ligj tregoi se kriminelët i futi në Parlament Edi Rama, ish-kryeministri i ka akuzuar deputetët e mazhorancës se, “tani po përpiqen të fshehin kokën si struci në diell”.

“Kjo mazhorancë po krahason vrasjen me kundravajtjen. Denoncoj Edi Ramën si një armik të egër të qënies tonë kombëtare”, ka vijuar Berisha.

Ai e ka akuzuar pasardhësin e tij se, “është një antishqiptar”, duke përmendur këtu rastin e dekorimit të kompozitorit serb Goran Bregoviç me çelësin e Tiranës, për ato që ai i ka quajtur “himnet anti-kosovare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori