LAJMI I FUNDIT:

Berisha- Ramës: Nga ’91-shi, po gjete një deputet të inkriminuar në PD, dorëzoj mandatin

Berisha- Ramës: Nga ’91-shi, po gjete një deputet të inkriminuar në PD, dorëzoj mandatin
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar sot Kryeministrin Edi Rama se nëse ai gjen qoftë dhe një deputet të inkriminuar në listat e PD-së që nga viti 1991, ai e dorëzon mandatin e tij.

Berisha, pasi nuk u lejua për të folur në Kuvend, nga mazhoranca, për vetëdeklarimet e zyrtarëve të lartë, foli jashtë selisë së Kuvendit. Ai tha: “Nëse gjen qoftë dhe një të vetëm që nga 1991 në listat e PD-së deri më sot, unë dorëzoj mandatin tim. Nëse gjen një të vetëm!”


Ish-kryeministri tha se: “këta vetë parlament nuk pranojnë. Këta nuk pranojnë fjalë në parlament. Natyrisht, se sot është ditë e tmerrshme për ta. Parlamenti konstaton një numër të caktuar vrasësish, trafikantë droge dhe prostitucioni, futur nga Rama në parlament dhe ligji u dha të drejtë atyre që bënë gjithçka për miratimin  tij. Kuptohet sesa e vështirë ka qënë për ne me këtë përbërje parlamenti e këta bëjnë këtë akt të pashembullt..

Nuk ka më kriminel se ai që fut vrasësit në tempullin e demokracisë së këtij parlamenti!

Po ç’janë dy vëllezërit Frroku?! A nuk janë të dy me një akuzë?! Ligji i dekriminalizimit i nxori një nga një. Unë ju kërkoj juve…

Ne pamë listat e deputetëve, se deputetë janë dhe ata që nuk hynë dhe shikoni a do t’ju dalin 19 apo 24?! Mos u ngutni për vlerësimet, se vrasësit janë vrasës!

Nëse ju do të gjeni listat e “aleancës së qelbësirave”, veçanërisht listat e PS dhe të aleatit të saj, ju do të gjeni jo 19, po 23! Ajo, si quhet partia e Arben Frrokut… Mirëpo sot në vend të kërkojnë të falur…

Është njeri antikombëtar!

I thotë një ambasadori të një vendi kryesor se ata kriminelë ia ka marrë Sali Berishës!

Por, nëse  gjen qoftë dhe një të vetëm që nga 1991, në listat e PD e deri më sot, unë dorëzoj mandatin tim. Nëse gjen një të vetëm!

Po të shpifësh e trillosh me akte të tilla, je më kriminel!

Është ambasador kryesor dhe e di edhe ai. Këtë e ka thënë dhe jo më larg se 3-4 ditë nga dita e sotme që “‘z. Rama më ka pohuar që ka marrë kriminelë nga veriu, se ato zona të tilla janë dhe unë ia mora për të fituar ndaj Sali Berishës”,- këmbënguli ish-Kryeminstri.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori