LAJMI I FUNDIT:

Berisha urdhëron krijimin e Ligës Mbarëkombëtare

Berisha urdhëron krijimin e Ligës Mbarëkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka urdhëruar ministrin e Sportit të Shqipërisë, Aldo Bumçin, të nisë regjistrimin e klubeve kosovare në Shqipëri, në mënyrë që Liga Mbarëkombëtare të jetësohet.

“Zoti ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të gjitha qytetet e vendit të nisin regjistrimin e klubeve sportive të qyteteve kosovare, në mënyrë që të marrë fund kjo lloj zhurme vulgare e këtyre internacionalistëve të shquar, që u mblodhën dhe nuk lanë mashtrim pa ia paraqitur shqiptarëve, se kjo nuk mund të bëhet”.-

“Ata t’i lëmë në pamundësinë e tyre, ne të bëjmë ligën e futbollit mbarëkombëtar. Natyrisht, e theksoj edhe një herë se kjo nuk mund të ketë implikim për përfaqësim ndërkombëtar, por ndeshjet vëllazërore nuk mund të mos i pranojmë dhe nuk mund të mos pranojmë se tifozët “Kuq e ZI” janë zgalema të mesazhit të bashkimit kombëtar”, tha kryeministri Berisha.


“Zoti Bumçi do të lidhet me ministrin e Sportit në Kosovë dhe të fillojmë regjistrimin nga Gjirokastra deri në Kukës, të klubeve sportive të të gjitha qyteteve të trojeve etnike shqiptare”.

Kryeministri më tej shtoi se asnjë mendje njerëzore nuk mund ta pranojë që Kukësi të marrë leje për të luajtur me Prizrenin.

“Natyrisht do të përcaktohen fonde. E vetmja gjë që qëndron në këtë çështje dhe jam dakord, është se kjo nuk bëhet thjesht me vullnet të tyre, por kërkon një mekanizëm financimi. Ndaj, qeveritë do të përcaktojnë fondin për ligën e futbollit mbarëkombëtar”, përfundoi Berisha./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori