LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi dëshiron ta mbajë Milanin në familje

Berlusconi dëshiron ta mbajë Milanin në familje

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, dëshiron që klubi të mbetet pronë e familjes së tij, megjithatë nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes në të ardhmen.

Ish-kryeministri i Italisë është pronar i Rossonerëve që nga viti 1986 dhe gjatë kësaj kohe, mes tjerash, ka fituar tetë tituj të Serie A dhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

“Do të doja që Milani të mbetet në familje. Akoma e mbaj mend kur babai im më dërgoi në stadium dhe unë nuk duhej të paguaja biletë, sepse isha shumë i vogël”.


“Klubi është pjesë e familjes sime. Vajza ime Barbara tash është pjesë e kompanisë dhe do të dëshiroja që të mbetet ashtu. Për mua, Milani është në zemrën time. Gjatë viteve kemi shpenzuar gjithnjë e më shumë para, ndoshta tepër”.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se unë e hedh menjëherë poshtë idenë për investime të huaja. Nëse kriza ekonomike vazhdon, gjërat mund të ndryshojnë”, ka deklaruar Berlusconi për ANSA, duke shtuar se do t’i pranonte paratë e huaja, vetëm nëse është i detyruar të veprojë ashtu. /Telegrafi/