LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Ekipi bëri mirë që lëshoi fushën

Berlusconi: Ekipi bëri mirë që lëshoi fushën

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka pohuar se ekipi i tij gjithmonë do të largohet nga fusha kur të këndohen kore raciste, pa marrë parasysh karakterin e ndeshjes.

Tifozët e Pro Patrias gjatë miqësores ndaj Milanit kënduan kore raciste që bëri që lojtarët Rossonerë të largohen nga fusha dhe kjo ngriti reagime të ndryshme, por vendimin e ekipit të tij nuk e kontestoi presidenti.

“Në të ardhmen, kur të ketë situata të tilla sikur ndaj Boateng, Milani do të largohet nga fusha pa marrë parasysh karakterin e ndeshjes”.


“Unë kam biseduar me Boatengun dhe kam thënë se bëri punë të mirë me sjelljen e tij. Kjo ndodh shpesh dhe është kundër futbollit”, është shprehur Berlusconi. /Telegrafi/