0Shares

Kreu i bankës qëndrore amerikane, Ben Bernanke, paralajmëroi sot se një seri shkurtimesh të papritura në shpenzimet qeveritare mund të dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike.

Bernanke foli para komisionit të Senatit për Sistemin Bankar rreth miliarda dollarëve në shkurtime të shpenzimeve që mund të hyjnë në fuqi shpejt nëse republikanët në Kongres dhe presidenti Barack Obama dhe aleatët e tij demokratë nuk arrijnë një kompromis.

Bernanke tha se e ashtuquajtura “procedurë e sekuestrimit" do të jetë një sprapsje e madhe për rritjen ekonomike. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)