LAJMI I FUNDIT:

Besa: BDI e vret popullin shqiptar

Besa: BDI e vret popullin shqiptar

Ka reaguar Lëvizja Besa në lidhje me mungesën e ujit në fshatrat e komunës së Sarajit, banorët e të cilit dolën në protesta të revoltuar se ju mungon uji. Dega e Lëvizjes Besa në Saraj me një shkrim drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka thënë se kjo temë i bashkangjitet mjerimit të partisë në pushtet.

”Siç kemi reaguar shumë herë, duke pohuar se partia shqiptare në pushtet për vite të tëra vetëm e ka rrjepur popullin shqiptar në Maqedoni dhe e ka lënë në mjerim, duke e shkatërruar tërësisht jetën e shqiptarëve, gjë që shfaqet në të gjitha komunat ku ajo udhëheq me pushtetin lokal, dje për këtë na bindi edhe fshati Bukoviq. Jo se fshatrat e tjera janë më mirë, madje për ujë vuan një qytet i tërë si Tetova, por protesta e djeshme e banorëve Bukoviqit ishte edhe një argument më shumë për këtë derexhe, sepse ata ashtu si e kanë lënë pa kanalizim Hasanbegun e Haraçinën, që u përmbytën dhe me plot viktima, njësoj e kanë lënë pa ujë edhe Dervenin e Shkupit.”

”Të gjendur në këtë situatë, kur shqiptarët e Maqedonisë, pas 15 viteve pushtet të kësaj partie akoma e kanë çështje a do të kenë ujë dhe kanalizim, sepse temat e çerdheve, objekteve të shkollave dhe shtëpive të kulturës janë tema që kurrë nuk janë folur në këtë rajon, ne vetëm mund të konstatojmë se kjo parti në mënyrë të heshtur, por me agjendë, po e vret popullin shqiptar.”

”Prandaj, duke reaguar për këtë gjendje, e pyesim kryetarin e Komunës së Sarajit se a ka ende guxim dhe fytyrë t’u dalë para sysh banorëve të Sarajit? Një fshat që e ka burimin e Rashçes vetëm 5 km larg dhe digjet për ujë, i ngjason proverbit “Fshati digjet, plaka krihet”, që në përkthim i bie se, derisa fshatrat e Sarajit digjen për ujë, ai bën qejf nëpër banesat e veta nëpër Shkup.”

”Në fund Lëvizja BESA – Saraj deklaron se synimi parësor i joni mbetet mirëqenia e qytetarëve dhe ky do të jetë angazhimi jonë parësor, qoftë në pushtetin lokal ose qendror.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa në Saraj për mungesën e ujit në fshatrat e komunës së Sarajit./Telegrafi/

Ju mbaron durimi banorëve të Bukoviqit, fillojnë protestat për ujë (Video)
Lexo po ashtu Ju mbaron durimi banorëve të Bukoviqit, fillojnë protestat për ujë (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori