LAJMI I FUNDIT:

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë sot në Maqedoni e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët, ditën kur- sipas tyre- Jezu Krishti e ka dëshmuar fuqinë e tij dhe është ringjallur nga të vdekurit.

Me rastin e Paskëve sot në të gjitha tempujt krishterë mbahet liturgji.


Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.

Ceremonitë e kësaj dite të rëndësishme që kulmon një seri ritesh dhe ceremonish fetare që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes.

Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë.

Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet. /Telegrafi/