LAJMI I FUNDIT:

Besnik Canolli (2po2): Jam Jul Cezari i muzikës!

Besnik Canolli (2po2): Jam Jul Cezari i muzikës!

Besnik Canolli apo 2po2 siç njihet nga të gjithë, është ndër reperat “veteranë’, suksesi i të cilit gjatë këtyre viteve karrierë, ka ardhur vetëm në ngjitje. Muzika, albumi i ri, bushkëpunimet dhe familja janë dinamika e bisedës në vazhdim me 2po2.

Përveç hiteve solo, ndër bashkëpunimet më të suksesshme në treg renditen ato të tij me këngëtarë të tjerë të njohur. Më jetëgjati prej tyre ka rezultuar ai me Flori Mumajesin; me të cilin e lidh një kimi e padiskutueshme artistike.


Këtë herë djemtë janë bërë bashkë në duetin “Gone girl” me afër nëntë milion klikime në kanalin Youtube. Imazhi i djalit të ashpër gënjen, ndërsa gjatë bisedës përballesh me një tip jo aq “të rëndë” si ai që shohim në ekran.

“Mendojnë se jam djali i keq”, thotë Besniku, por ata që e njohin e dinë mirë se ai, përveçse një ndër reperat më të pëlqyer, është gjithashtu edhe një bashkëshort dhe baba shembull.

Intervistoi: Mia Buci

Pas “Crazy girl” dhe “Gjithë jetën” vjen edhe “Gone girl” si bashkëpunimi i radhës me Florin që mesa duket nuk do të jetë as i fundit. Çfarë iu “ngjit” kaq shumë me njëri-tjetrin?
Pyetja ka edhe përgjigjen pjesërisht brenda. Është e vërtetë që ka diçka Extra që na lidh dhe që për të qenë i sinqertë nuk di si ta quaj. Ndoshta sepse ne merremi vesh mirë artistikist me njëri-tjetrin.

“Gone Girl” flet për një vajzë të larguar që braktis dashurinë…Statusi yt: është “i martuar”, por nëse do të ishe single, je tipi që do ta përndiqje derisa ta bëje tënden femrën që e do vërtet?
Po. Kam qenë edhe single dhe e kam përndjekur femrën që e doja, derisa arrita ta bëja për vete.

Çfarë mendon se kërkojnë realisht femrat sot? Ka një përshkallëzim të asaj që ato ishin dje dhe asaj që janë dhe duan sot?
Nuk di si t’i përcaktoj femrat e sotme nga ato që ishin dje. Ndoshta një femër mbetet e njëjtë pa marrë parasysh periudhat. Ajo që mbetet e pandryshueshme është se ato janë të ndjeshme, të sinqerta dhe kërkojnë përkushtim dhe sinqeritet mbi të gjitha.

Nëse do të duhej një përcaktim për to, cili do të ishte?
E shenjtë. Femra është e shenjtë.Kështu e shoh unë.

3

Për të mbetur tek albumi yt, i cili mezi po pritet nga fansat dhe që mban titullin ‘2020’ … Pse ky titull?
2020 është e barabartë me 20 vjet karrierë, 20 + 20 = 40 që i bie jeta ime 20 vjet me dhe 20 vjet pa rrep, dhe më e rëndësishmja është se deri në 2020-ën s’e besoj që do të arrihet niveli i këtij albumi.

Në ç’pikë të karrierës mendon se do të jesh dhe sa do të ketë ndryshuar Besniku në 2020-ën?
Në 2020-ën garant që do të jem duke punuar për albumin e radhës.

Ka patur momente kur është lëkundur balanca mes punës dhe famlijes?
Jo, e kam gruan peshore, jemi mirë me balancën.(Buzëqesh)

Çfarë mendojnë djemtë për jetën publike të babait, për faktin që ai është një personazh publik?
Kur kanë lindur ata, unë kam qenë i njohur ndërkohë, që do të thotë se janë rritur me këtë realitet dhe në të njëjtën kohë janë adaptu dhe nuk i pengon.

Çfarë kujdesesh t’ua mësosh dhe kujtosh atyre cdo ditë?
Janë disa vlerat që ua përkujtoj çdo ditë, të zakonshme por të rëndësishme.

Cila do të ishte fusha që do të guxoje të eksperimentoje që emri yt të prekte nivele të reja të famës?
Nuk kam frikë nga eksperimentet, por nuk është se pretendoj të tjera nivele të famës.

Cili është makthi më i madh i një reperi?
Sa i përket muzikës, nuk kam më ndonjë makth. I kam tejkalu të gjitha.

77

Mburrja se dikush ka më shumë se të tjerët para, talent, femra, makina të bukura, veshje firmato, mundësi për pushime luksoze, fansa dhe njerëz që i mbulojnë krahët janë gjithë sa dëgjon në këngët e reperave. Do të ndryshojë ndonjërë kjo apo kjo është natyra e repit dhe kështu do të vazhdojë?
Nuk janë këto të vetmet tema që trajtohen nga reperat, megjithatë këto janë pjesë e suksesit tek ta, sepse në fillimet e tyre askush nuk besonte në talentin dhe aftësitë e tyre artistike dhe në një formë apo tjetrën edhe sot ju mohohen, kështu që patjetër që mburrja është një lloj hakmarrjeje e ëmbël.

Kanye West e quan veten Mikelanxhelon e muzikës. Çfarë e quan veten 2po2?
Jul Cezar.

Do ta mendoje të garoje ndonjëherë për president edhe ti si ai?
Jo.

Ke bërë duet me Tunën, Dafina Zeqirin dhe Besa Kokëdhimën që do të thotë se ti nuk ia lë rastësisë por di të jesh selektiv kur bëhet fjalë për një bashkëpunim. Kush ka përfituar më shumë nga fama e kujt?
Ka qenë reciproke.

Cili është një nga vargjet e këngëve të tua i cili përbën edhe moton tënde në jetë, parimin sipas të cilit rrotullohet bota jote?
Ti rrzohesh e qohesh shum herë në jetëI1000 opsione veq 1 osht E drejt

Cili ka qenë apo është keqkuptimi më i madh që të tjerët kanë rreth teje?
Shumë pak njerëz më njohin në të vërtetë.

4

Çfarë ta shton adrenalinën?
Shpejtësia Casino …

E mbyllim me një mesazh. Çfarëdo që mendja të thotë tani…
Prite dhe dëgjoje albumin 2020 (Buzëqesh)

Mia Buci (Harmony)

Në trend

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Kalo në kategori