Projektligji i Qeverisë, i proceduar përmes reagimeve të ministrave serbë, është paraparë të kalojë dy leximet në Kuvendin e Kosovës, me një procedurë të përshpejtuar, brenda pak ditësh, pavarësisht kundërshtimeve për qëllimet e, siç thanë ekspertët e fushës, shtetëzimit të Trepçës.
Qeveria tha se po synon që të krijojë një shoqëri aksionare me të cilën do të përfitojnë edhe vetë minatorët, duke e rimëkëmbur dhe përgatitur për treg.
Projektligji u procedua në Kuvend përmes kundërthënieve dhe ngjalli protestat në veriun e Kosovës, të minatorëve të komunitetit serb, që thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë ndalimin e shqyrtimit të këtij ligji në Kuvend, me të cilin, siç thonë, “rrezikohet ekzistenca e tyre në Kosovë”.
Por, projektligji u pa ndryshe nga minatorët shqiptarë në pjesën jugore të qytetit, që thanë se e shohin si shpëtimin e vetëm për minierën e tyre. Madje, mos kalimi i ligjit mund të rikthejë grevat e tyre, kanë bërë me dije ata.
Qeveria e Kosovës dhe administratori i Trepçës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, thanë se kombinati “është pasuri e Kosovës”, duke vlerësuar se Beogradi “është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë hise në të”.
Por, të njëjtin pohim për pasurinë e shprehu edhe Beogradi zyrtar, që kërkoi “përfshirje të kësaj çështjeje, dhe siç thotë, të pasurisë së një numri ndërmarrjesh që i takojnë”, në bisedimet e Brukselit.
Opozita në Kosovë, ndërkaq, e cilësoi projektligjin si “të mangët”, sepse e përjashton “Kuvendin nga çdo rol në rastin e Trepçës”.
Megjithatë, vendimi për ta kaluar në Kuvend projektligjin për Trepçën erdhi pothuajse në përfundim të një afati të përcaktuar nga gjyqësori në Kosovë dhe përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta shpëtuar nga procedura e likuidimit një prej gjigantëve ekonomik në Kosovë, që ka trazuar opinionin publik që prej përfundimit të luftës dhe në veçanti që nga fillimi i vitit të kaluar.
Projektligji për Trepçën, që u parapa të shqyrtohej e plotësohej në janarin e vitit të kaluar, u tërhoq nga Qeveria e Kosovës, duke shkaktuar një valë të protestave të opozitës në rrugë që u shndërruan në përplasje me policinë e Kosovës.
Ndërmjet shoqërisë aksionare me përfitim edhe të punëtorëve dhe përmes protestave në rrugë në veriun e Kosovës, projektligji për Trepçën do të diskutohet në Kuvend, ndërkohë që njohës të rrethanave dhe përfaqësues të një pjese të spektrit politik në vend shprehin rezervat e tyre se ai do të mund të kalojë pa krijuar fërkime të mëtejme. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre