LAJMI I FUNDIT:

‘Beyonce e Lindjes së Mesme’ në shënjestër të ISIS-it (Foto)

‘Beyonce e Lindjes së Mesme’ në shënjestër të ISIS-it (Foto)

E pagëzuar si Beyonce kurde, me flokë të gjatë të kuq e shikimin e një luaneshe, Helly Luv është kthyer në një yll të vërtetë në Kurdistanin irakian. Ajo u bë e famshme në vitin 2013 pas publikimit të këngës “Risk It All“ dhe më pas aktroi në filmin “Peshmerga”, i prezantuar në edicionin e fundit të Festivalit të Kanës.

Por ikona e Lindjes së Mesme është tani në krye të listës së armiqve të ISIS-it. Mbështetësit e grupit xhihadist shkruajnë në rrjetet sociale se Helly është një fyerje për të gjitha gratë. Në të vërtetë, ajo çka shqetëson më shumë Shtetin Islamik është mbështetja që këngëtarja u ofron luftëtarëve peshmerga, të përfshirë në betejat kundër militantëve të kalifatit në shumë fronte në Siri dhe Irak.


hell2

Në videoklipin e këngës së saj të fundit “Revolution“, mes njerëzve të dëshpëruar e të frikësuar, nënave që përpiqen më kot të rikthejnë në jetë djemtë e tyre, shfaqet ajo, heroina e armatosur e gatshme për t’i shpëtuar. Tekstet e këngëve të saj janë një himn i vërtetë kundër kalifatit, transmeton Top Channel.

hell4

“Ngrihuni në këmbë, jemi të bashkuar dhe së bashku mund të mbijetojmë. Ky është një revolucion, le të vazhdojmë luftën“, thotë këngëtarja kurde e muzikës pop, duke iu referuar betejës kundër xhihadistëve. Objektivi i këngës së saj të fundit, siç shpjegon vetë Luv, është inkurajimi i kurdëve në luftën e tyre për rezistencë.

hell1 hell3

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori