LAJMI I FUNDIT:

Beyonce krenare me performancën në Super Bowl

Beyonce krenare me performancën në Super Bowl

Ylli amerikan, Beyonce, është shprehur tejet krenare me performancën e saj në finalen e futbolli amerikan, Super Bowl, që është ndjekur nga 104 milionë spektatorë anë e mbanë globit.

Krijuesja e hitit “Single Ladies” ka mbledhur në ekranet televizive 104 milionë shikues për performancën e saj bashk me ish-anëtaret e Destiny’s child, Michelle Williams dhe Kelly Rowland.

“Unë po ndihem aq krenare, ishte ditë shumë e bukur. Gjithë puna e madhe e bërë, pesë muaj përgatitje, ishte vërtet fantastike. Ishte mbrëmje e mrekullueshme për mua dhe vajzat”, ka potencuar Beyonce. /Telegrafi/