LAJMI I FUNDIT:

I bie helika derisa po pilotonte aeroplanin, por reagimi i pilotit ka habitur botën (Video)

I bie helika derisa po pilotonte aeroplanin, por reagimi i pilotit ka habitur botën (Video)

Një pilot fatlum është detyruar të bëjë ulje emergjente, kur helika e aeroplanit që po pilotonte i bie derisa ishte në ajër, dhe e gjithë kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamera që e kishte vendosur brenda kabinës.

Mark Penell ishte duke fluturuar me aeroplanin e tipit Rans S-10 në Camillus të New York-ut, kur papritmas i ndalet helika dhe pas disa sekondave i bie në tokë, transmeton Telegrafi.


Përplaset treni në New Jersey, tre të vdekur mbi 100 të lënduar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Përplaset treni në New Jersey, tre të vdekur mbi 100 të lënduar (Foto/Video)

Dhe kështu ai është detyruar që të aterroi pa helikë, por është interesant fakti se si gjatë gjithë kohës qëndron i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Besohet se kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit 2014, por së fundmi është postuar në ueb-faqen Live Leak e cila brenda pak minutave u bë virale. /Telegrafi/