LAJMI I FUNDIT:

Bie shitja e kompjuterëve personal

Bie shitja e kompjuterëve personal

Tregu i kompjuterëve personal po vazhdon të bie ngadalë.

Sipas të dhënave të reja nga kompanitë hulumtuese IDC dhe Gartner, shitjet e PC-ve kanë vazhduar në nivel global për të rënë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2016.


IDC regjistron një rënie prej 4.5% nga viti në vit për tremujorin, ndërsa rënie e regjistruar nga Gartner është edhe më e ashpër dhe arrin në 5.2%.

Nga të dhënat e IDC Apple po vuan veçanërisht me trend negativ që arrin në rënie prej 8.3% gjatë vitit të kaluar, ndërsa Asus ka shijuar një rritje 5.4%.

Gartner, ndërkohë, mendon se 64.3 milionë PC janë shitur në të gjithë botën në Q2 2016, nga 67.9 milionë sa ishin në Q2 2015.

Të dyja kompanitë gjithashtu raportojnë një kthim në rritje në SHBA. IDC llogarit në tregu i SHBA u rrit me një normë të shëndetshme prej 4.9%, në 17 milionë nga 16.2 milionë.