LAJMI I FUNDIT:

Bie vlera e Apple në treg!

Bie vlera e Apple në treg!

Vlera tregtare e Apple ka rënë nën 500 miliardë dollarë të enjten, ndërsa aksionet e kompanisë më të vlefshme në botë kanë vazhduar të rrëshqasin, për tu shënuar si rënia më e keqe ditore e kompanisë pas gati katër vitesh.

Aksionet e Apple sot kanë rënë në 518,63 dollarë, një rënie kjo për rreth 10 për qind. Por, në nivel vjetor, vlera e aksioneve është ende më e madhe për 30 për qind. Ajo arriti kulmin e saj në shtator të këtij viti, kur vlera e aksioneve ishte 705,07 dollarë.

Sot gjatë ditës, firma e hulumtimeve IDC tha se rangimi i Apple në tregun e Kinës ra në vendin e gjashtë për tremujorin e tretë, ndërsa Apple përballet me konkurrencën e ashpër të markave kineze. / Telegrafi /