LAJMI I FUNDIT:

Biletat e ndeshjes Kosovë-Kroaci afër shitjes

Biletat e ndeshjes Kosovë-Kroaci afër shitjes

Kompania “Money Gram” ka sqaruar deri diku biletat e shitura deri në ora 13:00, të cilat dolën sot në shitje për ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Arbnora Gosalci, përgjegjëse për komunikim me media e ‘Money Gram’ ka dhënë edhe arsyen përse nuk pati bileta të shitura në qytetet e Gjilanit, Mitrovicës dhe Gjakovës.


10200 bileta dolën në shitje në pikat kryesore të “Money Gram” në Kosovë, por rebelimi i tifozëve ishte për mungesën e biletave në këto qytetet, dhe pritjen e gjatë në ato pika ku kishte bileta.

“Ideja është që “Moneta” po I shet biletat e lojës në pikat e “Moneta Money Gram”, dhe arsyeja përse nuk ka në të gjitha pikat, është se nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët bashkëpunimi edhe në qytetet tjera, përveç këtyre pikave ku janë duke u shitur momentalisht. Ne shitjen e biletave e bëjmë pa kurrfarë provizioni, prandaj nuk kemi hasur mirëkuptim edhe në këto qytete dhe marrëveshja është bërë vetëm për këto pika, sepse ne këtë e bëjmë si dhuratë për Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha Gosalci për GazetaOlle.com.

Ajo tha se në treg kanë mbetur numër i vogël i biletave.

“Përfaqësisht nuk e di, por kanë mbetur shumë pak bileta. Nga 10200 bileta të cilat i kemi pasur për t’I shitur, gati në të gjitha pikan kanë mbetur numër i vogël i biletave. Ato që kanë mbetur janë kryesisht të 7-eurove, pra prapa portave dhe të 55 eurove. Biletat 15 euro dhe 20 euro janë shitur, madje kërkesat më të mëdha kanë qenë për biletat 20 euro”, sqaroi ajo.

Sipas saj, nuk ka pasur ndonjë problem në pika, përveç në disa raste kur ka pasur pritje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori