LAJMI I FUNDIT:

Birra ka cilësi antivirusale

Birra ka cilësi antivirusale

Një përbërës i birrës mund të mbrojë nga ftohja, madje edhe nga sëmundjet serioze të fëmijëve, kanë konstatuar ekspertët japonezë të Universitetit të Saporos, gjatë një hulumtimi, të cilin e ka financuar birraria “Saporo brueriz”.

Është konstatuar që bashkimi kimik i kulprës, të quajtur humulon, të cilën birraritë e përdorin për t’i dhënë birrës shijen e hidhur, është mbrojtje efikase kundër virusit RS, i cili mund të shkaktojë formë serioze të inflamacionit të mushkërive dhe të bronkitit te fëmijët dhe simptoma të ftohjes te të rriturit.

Kundër virusit RS tani për tani nuk ka vaksina efikase, mirëpo problemi me humulonin është që për të qenë veprimi i tij efikas duhet të pihen rreth 30 kanoçe birra prej 350 ml.


Ekspertët japonezë prandaj konsiderojnë të arsyeshëm futjen e sasive të dozuara të humulonit në ushqim dhe në pijet joalkoolike, mirëpo sfidë do të paraqiste neutralizimi i shijes së tij shumë të hidhur.
/Telegrafi/