LAJMI I FUNDIT:

Bisedime për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Bisedime për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Misioni i EULEX-it, një prej misioneve më të mëdha në historinë e Bashkimit Evropian, u shtri në Kosovë me ftesë të autoriteteve të vendit, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për të ndihmuar shtetin e ri, në fushën e sundimit të ligjit. Mandati i EULEX-it u ripërtëri në vitin 2014, por autoritetet në Kosovë që prej atëherë thanë se po punojnë që misioni ta përfundojë punën e tij brenda afatit prej dy vjetësh. Përmbyllja e këtij mandati bëhet në qershor të këtij viti, por bisedimet për vazhdimin e punës së EULEX-it, kanë hyrë tani në një fazë përfundimtare.

Besnik Berisha, këshilltar i Jashtëm për çështje të Drejtësisë në zyrën e kryeministrit të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekziston një gatishmëri e përgjithshme e të gjithë pjesëmarrësve në negociata, që EULEX-i t’i përfundojë të gjitha rastet, në të cilat është i angazhuar – qoftë në hetim apo në gjykim.


Ndërsa, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, zyrtarë të EULEX-it, për Radion Evropa e Lirë thonë se “rishikimi strategjik i mandatit të EULEX-it është duke u zhvilluar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Misioni që mbajti nën përgjegjësi të tij ekzekutive rastet e krimeve të rënda, dhe në veçanti ato të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të krimeve të luftës, nuk u cilësua si i efektshëm nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët e vendit. Kritikat u shtrinë, sepse misioni u cilësua më shumë politik sesa mision për sundimin e ligjit.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thekson për Radion Evropa e Lirë se misioni duhet të vazhdojë të punojë, por jo me mandatin aktual që ka.

“Ky mision ka dashur të japë mesazh se pa të nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjatja e mandatit është e domosdoshme. Por, nuk ka pasur rezultate konkrete, të cilat janë provuar në gjykatë, por ka pasur ‘spektakle’, qoftë të arrestimeve apo të ngritjes aktakuzave, të cilat në fund nuk kanë rezultuar me aktgjykime përfundimtare”, vlerëson Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori