LAJMI I FUNDIT:

Bislimi i VV-së sqaron lënien e mandatit të deputetit

Bislimi i VV-së sqaron lënien e mandatit të deputetit

Tanimë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një deklarate publike ka sqaruar dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.

Bislimi thotë nuk po largohet nga Vetëvendosja, por po tërhiqet për t’u fokusuar më shumë në detyrën e udhëheqësit të Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Lëvizjes Vetëvendosje.


Ai në një letër publike, shkruar më 23 maj, dërguar kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe shefit të grupit parlamentar, Glauk Konjufca ishte sqaruar duke thënë se janë dy arsye që e shtyjnë atë që të japë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Arsye për dorëheqjen e tij thotë se është kontributi që ai mund të japë në rrafshin akademik si dhe pakënaqësia e lartë me legjislaturën e tanishme, e sidomos me seancën e 26 shkurtit, kur Hashim Thaçi u zgjodh president.

Më poshtë ju sjellim të plotë letrën e Bislimit:

Shkurtimisht rreth disa shkrimeve të disa mediave me spekulime qëllimkëqia rreth dorëheqjes sime nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

1. Asgjë nuk po ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje, përveç se po forcohet dita ditës!

2. Unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit për tu fokusuar më shumë në detyrën e udhëheqësit të Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Lëvizjes.

3. Lëvizja Vetëvendosje nuk po mbetet pa një deputet meqë Driton Çaushi do të marrë detyrën e deputetit në vend timin.

4. Ata që duan të dinë arsyet prapa vendimit tim i lus të lexojnë letrën e dorëheqjes që i është dorëzuar kryetarit të Lëvizjes dhe shefit të grupit parlamentar.

Prishtinë, 23 maj2016

I nderuari kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Ymeri,

I nderuari shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Konjufca,

Të nderuar kolegë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,

Përmes kësaj shkrese dëshiroj të ju bëj ë më dije mbi vendimin tim që tani e tutje tërheq dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Janë në thelb dy arsye që më detyrojnë të ndërmarr këtë vendim sado të vështirë, por tëpashmangshëm për mua:

1. Bindja se kontributi im është më me peshë në rrafshin akademik.

Kam përshtypjen se angazhimi im në parlament si deputet i Lëvizjes, qoftë në përgatitjen për senacat plenare; qoftë në punën si kryesues i komisionit për mbikëqyrjen e financave publike; aktivitetet e grupit parlamentar por edhe angazhimet tjera brenda Lëvizjes, kanë reduktuar dukshëm hapësirën e mbetur për angazhim akademik, që ka rrezikuar të reflektohet në cilësinë e punës sime akademike. Të jesh deputet dhe aktivist i Lëvizjes do të thotë të jesh vazhdimisht aktiv dhe me detyra; është thjeshtë një barrë dhe përgjegjësi e madhe dhe kërkon përkushtim të plotë. Besimi dhe pritjet që vihen tek nj ë deputet i Lëvizjes janë të një rrafshi krejtësisht ndryshe në raport me subjektet tjera politike. Nga ne kërkohet jo vetëm të pamundësojmë keqpërdorimet e panumërta në qeverisje, por edhe të mundësojmë ndryshimin e mendësisë së qeverisjes dhe rrjedhimisht të kthejmë shpresën tek qytetarët për ekzistencën e një perspektive për të qëndruar dhe vepruar këtu.

2. Pakënaqësia maksimale me zhvillimet e deritanishme në këtë legjislature e veçanërisht pas seancës skandaloze të datës 26 shkurt për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ka qenë bindja ime që nga fillimi se deputetët e koalicionit qeverisës në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk synojnë as mbrojtjen në minimum të interesave të qytetarëve të vendit e as të Republikës sonë. Për më tepër as nuk kanë hezituar që këtë ta bëjnë publike sa herë që u është dhënë mundësia. Janë miratimi me nguti, pa debat dhe me përfshirje të projekteve të identifikuara si mashtrim i hapur, i buxhetit të vitit 2015; loja e paskrupullt me fatin e Trepçës; votimi i përsëritur për gjykatën speciale; miratimi pa debat dhe në tavan i buxhetit të vitit 2016; por edhe shumë momente tjera që dëshmojnë fuqishëm nëpërkëmbjen jo vetëm të institucionit të Kuvendit por edhe të parasë publike dhe vendosja e tyre në funksion të avancimit të interesave individuale të personave me ndikim brenda këtyre dy subjekteve politike. Një stad edhe më i lartë i shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të deputetëve të koalicionit qeverisës, është arritur me neglizhencën e këtyre deputetaëve ndaj marrëveshjeve mbi asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Ka qenë reagimi i vendosur i deputetëve të opozitës që ka arritur të problematizojë këto dy vendime, të senzibilizojë qytetarët e vendit, dhe të detyrojë edhe aktivizimin e gjykatës kushtetuese e cila qartë evidenton një mal shkeljesh të Kushtetutës nga vetë kreu i qeverisë. Indiferenca e qeverisë ndaj evidentimit të shkeljeve të kushtetutës më së miri tregon gatishmërinë e këtij koalicioni qeveritarë që të thyejë çdo normë ekzistuese, të përdorë secilin instrument të mundshëm dhe shfrytëzojë aparaturën shtetërore për të vazhduar me keqpërdorimin e parasë publike dhe rrezikimin e interesave jetike të Republikës.

Seanca e datës 26 shkurt për zgjedhjen e presidentit të vendit, për mendimin tim ka shënuar kulmin e këtyre zhvillimeve dhe pikën ku bie poshtë çdo pretendim për ekzistimin qoftë edhe të vetëm një vlere demokratike brenda institucionit të Kuvendit. Pushtimi apo rrethimi i kuvendit nga qindra policë, prezentë gjatë gjithë kohës edhe brenda sallës plenare; zvarritja dhe poshtërimi i deputetëve, ekskluzivisht të Lëvizjes Vetëvendosje nga e njëjta polici me urdhra politik; intervenimi brutal i policisë edhe ndaj protestuesve dhe shkatërrimi i tendave të tyre për të cilat u ishte lëshuar leje nga ana e institucioneve zyrtare; poshtërimi i vlerave bazike të demokracisë përmes nominimit të kandidatëve për president të cilët jo që nuk votohen nga vetë nominuesit, por madje nuk guxojnë as ta votojnë veten (e gjithë kjo vetëm për të krijuar rrejshëm impresionin e një atmosfere me minimum të demokracisë; insistimi i Thaçit që të zgjidhet përkundër gjendjes së jashtëzakonshme brenda dhe jashtë kuvendit; insistimi i tij që të vazhdohet me përzgjedhje përkundër demonstrimit madhështor të përmasave të identifikimit të tij si faktor përçarës duke marrë vetëm 50 vota nga 120 deputetë; pamundësimi i pjesëmarrjes së deputetëve në seancë për shkak të arrestimit arbitrar të tyre si rasti i Glauk Konjufcës ose përjashtimit arbitrar të tjerëve; detyrimi i disa deputetëve të LDK-së që të vijnë në sallë e ta votojnë Thaçin si president; e mbi të gjitha caktimi i pauzave brenda votimeve me synim që të mundësohet tregtia e hapur dhe e paskrupulltë me deputetët e LDK-së dhe në emër të tyre që rezultoi me lëkundje dhe ndryshim të votimeve brenda orës, bashkë me tregtinë e hapur më deputetët e Listës srpska ku u shkëmbyen interesat e vendit me sigurimin e kuorumit; jo vetëm se e delegjitimojnë fuqishëm gjithë procesin, por edhe tregojnë se sa shumë shpreson Thaçi në hapësirën që posti i presidentit i mundëson atij për mbrojtjen personale nga akuzat e gjykatës speciale, natyrisht në shkëmbim të dorëzimit të miqve të tij dhe të interesave të vendit.

Ka qenë shumë e turpshme të shohësh dhe dëgjosh deputetët e LDK-së që ndërrimin e votës së tyre e argumentojnë me mbrojtjen e interesave të shtetit dhe me përfaqësim të vullnetit të qytetarëve, votues të tyre. Ishte e pakuptimtë ideja e tyre për identifikim të Thaçit si personi që simbolizon mbrojtjen e shtetit dhe në të njëjtën kohë poshtërimi i votuesve të tyre me idenë se janë votuesit ata që ndërrojnë bindjet brenda orës, ndërsa deputetët e zgjedhur nga ata, thjesht transmetues të këtij vullneti përmes ndryshimit të votës. Ishte i turpshëm dhe i paimagjinueshëm skenari që përkundër kësaj tregtie të hapur as përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kontestuan gjithë procesin dhe po ashtu i padenjë refuzimi i prokurorisë për krime të rënda që të kyçen me automatizëm për të provuar blerjen e deputetëve apo rrezikimin e interesave jetike të vendit gjatë këtij procesi, qoftë përmes koncesioneve shtesë ndaj listës Srpska qoftë përmes licencave dhe metodave tjera të blerjes së deputetëve të LDK-së. Ka qenë i pajustifikueshëm mosreagimi i bashkësisë ndërkombëtare për pozicionimin e hapur të policisë së Kosovës si institucion politik dhe partiak, pas sulmit të bërë ndaj demonstruesve dhe kontrollimit pa asnjë dëshmitarë të tendave të tyre dhe refuzimin që të arrestohet individi që hapur nga zyret e një subjekti politik qeverisës gjuan me armë.

Dita e 26 shkurtit paraqet momentin kyç ku pothuaj të gjitha hallkat e shtetit (legjislativi, ekzekutivi, përfshirë edhe elementin e sigurisë, por edhe gjyqësori) demonstruan hapur dhe krejt zhveshur kapjen e tyre. Ishte momenti kyç ku të gjitha këto hallka e shndërruan Kuvendin e Republikës nga një institucion ku do të duhej të përfaqësohet vullneti i popullit në një vend krimi. Në një vend krimi, ku deputetët janë kryesit e veprës, kurse viktima nuk janë deputetët e opozitës, por i gjithë vendi.

Të kthehesh sërish në këtë kuvend, për mua nënkupton kthim në vendin e krimit. Nënkupton edhe pjesëmarrje si dëshmitarë në episoda të reja të dëmtimit të mëtejmë dhe jofunksionalizimit të Republikës. Nënkupton takim i sërishëm me ata deputetë të cilët haptazi ofrohen për shitje apo blerje, që publikisht deklarojnë se para interesave të vendit vendosin respektimin e një marrëveshje që paskan me PDK-në, e për të cilën e dijnë se sa jodemokratike është (meqë u ndalon atyre votimin sipas vullnetit apo bindjeve të tyre, natyrisht nën presupozimin se kane vullnet apo bindje të veta). Nënkupton sërish skuqje nga turpërimi për ta kur të ofrohen dhe të flasin për parime dhe domosdoshmëri për respektim të marrëveshje sikur të mos dihej publikisht se i gjithë ky zhvillim pas dhjetorit të vitit 2014 dhe i gjithë ky dëmtim, pikënisje ka mosrespektimin e një marrëveshje të nënshkruar nga i njejti i lider i po së njejtës parti. Kam një bindje dhe brengë të fuqishme se vetëm prezenca brenda sallës plenare dhe bashkë me këta deputetë, veprimet e të cilëve më bëjnë që të neveritem për vetë faktin se edhe unë kam një titull të njëjtë me ta, atë të deputeti t, do të më bënte të ndihem si bashkëpjesëmarrës në këtë shkatërrim që po i bëhet vendit.

Vendimi për mospjesëmarrje në punimet e kuvendit të Kosovës reflekton mllefin tim me degradimin që i është bërë këtij institucioni nga subjektet politike të cilat deputetët i shohin vetëm si numra dhe mall e jo is përfaqësues të interesave të qytetarëve. Personalisht jam shumë krenar dhe mburrem me secilin veprim që ka ndërmarrë grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj legjislature, për mbrojtjen e Republikës dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Kam qenë i impresionuar me energjinë e secilit prej deputetëve të Vetëvendosjes dhe me gatishmërinë e tyre që të rrezikojnë veten sa herë që e kanë kërkuar interesat e vendit.Koha e kaluar me kolegët e grupit parlamentar të Lëvizjes do të mbetet një eksperiencë e paharruar për mua. Do të jem gjithmonë krenarë që bashkë me ta kemi arritur rë ndal im dy procese shumë të rrezikshme për vendim, por edhe të demaskojmë komplet tek secili qytetarë, fytyrën e vërtetë të njerëzve që në emër të pushtetit e dëmtuan në vazhdimësi shtetin.

Tani e tutje, gjithë angazhimin tim politik do të vë në funksion të Lëvizjes, por jashtë Parlamentit, para së gjithash në komitetin për ekonomi dhe financa të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me respekt

Besnik Bislimi

Prishtinë, 23.05.2016

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori