LAJMI I FUNDIT:

BitTorrent përmes Google Chrome

BitTorrent përmes Google Chrome

BitTorrent ka lëshuar ekstensionin zyrtar për Google Chrome, i cili u lejon përdoruesve të shkarkojnë “torrent” direkt nga shfletuesi i tyre.

Shtesa e BitTorrent e cila vjen me emrin BitTorrent Surf, aktualisht është liruar vetëm në versionin alfa, dhe e njëjta mund të shkarkohet nga dyqani i aplikacioneve të shfletuesit, Chrome Web Store.
Sipas botuesit, ky ekstension do ta "rrisë dhe do të thjeshtojë gjetjen dhe shkarkimin e përmbajtjes" ndërsa torrentët do të jenë në dispozicion edhe tek një numër më i madh i përdoruesve.
Sipas fjalëve që vijnë nga BitTorrent, pas arritjes në Chrome, plani është që ekstensioni i njëjtë të integrohet edhe për Firefox. / Telegrafi /