LAJMI I FUNDIT:

Bluza e përmasave të mëdha, tendenca e këtij sezoni

Bluza e përmasave të mëdha, tendenca e këtij sezoni

Bluza të përmasave të mëdha, të gjitha tonalitetet e grisë, funde me vija, të gjitha këto janë disa nga tendencat e këtij sezoni.

Në qoftë se keni bluza të masave të mëdha, apo xhaketa me përmasa të mëdha vjeshta është koha e duhur për t’i veshur. Një xhaketë e madhe do të ishte ideale për t’u kombinuar me një palë xhinse të ngushta.

Përveç rikthimit të madh të lëkurës këtë sezon gjen përdorim edhe peliçja. Preferoni peliçet sintetike të dhelprës ose lepurit për të qenë “in”.


Palltot të përmasave të mëdha dhe me ngjyra janë trend. Nga portokallia tek rubini, e verdha mustardë dhe blu; të gjitha janë në modë këtë vjeshtë. Elegancë dhe prakticitet me pallto të një cilësie të lartë.

Grija dhe të gjitha tonalitetet e saj e kombinuar me ngjyra të gjalla. Ajo do të jetë një nga ngjyrat më në modë këtë dimër.

E bardha nuk largohet me ikjen e verës. Pastërtia dhe eleganca që ajo siguron do ta bëjnë një ngjyrë të preferuar për vjeshtën dhe dimrin e këtij viti. Ajo mund të thyhet kollaj me një bizhu me ngjyrë të ndezur. /Living/Telegrafi/