LAJMI I FUNDIT:

BMW dëshiron të rivalizojë Porschen me Serinë 6

BMW dëshiron të rivalizojë Porschen me Serinë 6

Dy raportime të reja të “Auto-Express” tregojnë planet e reja të BMW-së, që duket se modelet e reja të Series 6 do t’i bëjë rivalë të drejtpërdrejtë të Porsche 911.

Kjo nënkupton që BMW planifikon të zvogëlojë Serinë 6, në krahasim me modelet aktuale.

“AE” mëson nga burime të veta se Series 6 i ri do të ketë vetëm dy stile të veturave dhe nuk pritet të vijë gjenerata e re e Grand Coupes, transmeton koha.net.

Kjo ueb-faqe po ashtu raporton se Series 8 do të rikthehet me një model coupe me katër dyer. Përpos tij pritet të vijë edhe supermodeli M8, ndërsa detajet tjera akoma nuk janë bërë të ditura.

Rikthimi i Series 8 nënkupton që BMW synon ta rivalizojë Mercedes-Benz S-Class Coupen.