LAJMI I FUNDIT:

Bogoev: Të rinjtë tanë lajnë gota në Evropë (Foto)

Bogoev: Të rinjtë tanë lajnë gota në Evropë (Foto)

Kryetari i LSDMR-së, Stefan Bogoev në Facebookin e tij ka reaguar ndaj fjalimit të kryetarit të Bashkimit të Rinisë së OBRM-PDUKM-së Vlladimir Nelloski, në të cilën ka thënë tha se të rinjtë e Maqedonisë, janë krah për krah me ato të Evropës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Dëgjova se Gruevski dhe Jugend thanë se të rinjtë i kanë sjellë krah për krah me të rinjtë e Evropës! Të rinjtë tanë janë nga ana tjetër e barit! Lajnë gota dhe punojnë si kamerierë dhe pastrues (në këtë mënyrë të diplomuar, magjistër apo doktor të Shkencave) në vendet evropiane, ndërkohë që të rinjtë nga këto vende të gëzojnë ushqimin dhe pijet e tyre! Dhe këtë mos e harroni, për atë do t’ua kthejmë”, shkruan Bogoev në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/