LAJMI I FUNDIT:

Bojan i kënaqur me progresin e Milanit

Bojan i kënaqur me progresin e Milanit

Sulmuesi i Milanit, Bojan Krkic, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e fundit të ekipit të tij, prej se ka ardhur nga Roma në afatin kalimtar të verës.

22-vjeçari ka bërë 11 paraqitje në Serie A për Rossonerët dhe ka arritur të shënojë vetëm një herë.

“Jam i lumtur te Milani dhe duke konsideruar që unë kam ardhur në një kohë kur po bëheshin shumë ndryshime, unë mendoj se kam luajtur mjaft ndeshje”.


“Mendoj që kam luajtur mirë dhe jam i kënaqur me jetën këtu. Është në dorën e trajnerit të vendosë se kush do të luajë, por unë e kam dëshmuar vlerën time dhe dua të dëshmoj që mund të luaj edhe më mirë”, ka thënë Krkic. /Telegrafi/