LAJMI I FUNDIT:

Bombë në Gjermani, nuk raportohet për viktima (Video)

Bombë në Gjermani, nuk raportohet për viktima (Video)

Një shpërthim i madh ka tronditur zyrën e qeverisë për emigrantë dhe refugjatë në qytetin gjerman Zirndrof në Bavarin veriore.

Raportet e para thonë se bomb ishte vënë në një valixhe.


Bomba thuhet se shpërtheu rreth 200 metra nga ndërtesa.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes, dëshmitarët okularë raportuan për një zhurmë me zë të lartë, ndërsa të tjerët thanë se panë një valixhe të djegur në një kopsht të vogël aty pranë.

Po ashtu nuk është raportuar ende për ndonjë person të vrarë apo të plagosur.

Shpërthimi vjen ditë pasi një azilkërkues sirian hodhi veten në erë jashtë një festival të muzikës në qytetin bavarez të Ansbach./Telegrafi/