LAJMI I FUNDIT:

Bondi ardhshëm mund të jetë femër

Bondi ardhshëm mund të jetë femër

Gillian Anderson mund të bëhet e para femër që do ta portretizojë Bondin. Ylli i serisë së filmave “X-files” ka shprehur dëshirën për të pranuar rolin e lënë vakant nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.

“Është Bond, Jane Bond”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Twitter duke e shoqëruar me hashtagun ‘NextBond’ apo filmi i ardhshëm Bond. Javën e kaluar u raportua se aktori britanik, Daniel Craig, i cili ka qenë në petkun e 007 për katër seri radhazi, refuzoi ofertën prej 60 milionë funtesh për të qenë protagonist i dy filmave të tjerë.


Spekulimet mbi zëvendësuesin e tij filluan të qarkullonin menjëherë. Mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Damian Lewis. Por interesimi i Anderson për rolin u prit furishëm në rrjetet sociale, transmeton TCH.

Hiddleson, i cili interpreton spiunin Jonathan Pine në filmin “Night Manager” hodhi poshtë spekulimet se kishte siguruar rolin, duke thënë në një intervistë për BBC se askush nuk i kishte propozuar asgjë dhe se pozicioni mbetej vakant.

Ndërkohë, Elba, protagonist i filmit mbi Martin Luther King, u kthye në një pretendent të mundshëm pas deklaratës së tij se ishte aktori më i famshëm që mund ta luante Bondin.

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori