LAJMI I FUNDIT:

Bora shkakton ndërprerje të rrymës në Dukagjin

Bora shkakton ndërprerje të rrymës në Dukagjin

Pas reshjeve të fundit të borës në rajonin e Dukagjinit, që nga pasditja e së enjtes, pjesa dërmuese e fshatrave të komunës së Deçanit kanë ngelur pa energji elektrike. Moti i ligë që mbretëroi gjatë 48 orëve të fundit ka rrëzuar dhjetëra shtylla elektrike duke e bërë të pamundur furnizimin me energji.

Banorët e këtyre fshatrave janë vetorganizuar gjatë gjithë ditës së sotme për riparimin e shtyllave elektrike. Ata janë të shqetësuar për rrjetin ekzistues të furnizimit me energji dhe pasivitetin e KEK-ut për të sanuar gjendjen e krijuar, transmeton RTK.

Zyrtarët e KEK-ut, përmes një komunikate kanë njoftuar se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë shkaktuar mbi 120 prishje të rrjetit elektrik.


E në anën tjetër, gjendje e rëndë e furnizimit me energji elektrike, gjatë dy ditëve të fundit, raportohet të jetë edhe në shumë fshatra të komunës së Pejës dhe komunës së Junikut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori