LAJMI I FUNDIT:

Bordi i KB Rahovecit, letër për Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala

Bordi i KB Rahovecit, letër për Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala

Bordi i KB Rahoveci i është drejtuar me një letër Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, konkretisht ministrit z.Kujtim Shala.

Kjo letër lidhet me zvarritjen që po i bëhen përfundimit të punimeve të palestrës së sporteve në Rahovec.


Fatkeqësisht skuadra jonë në  bazë të kësaj ecurie duhet që edhe edicionin e ardhshëm, i pari në Superligë, ta luaj jashtë Rahovecit.

Letra e plotë:

Për: Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, z.Kujtim Shala

Nga: Klubi i Basketbollit Rahoveci

I nderuar, z. Shala me anë të kësaj letre dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë njëkohësisht edhe neglizhencën e ministrisë që drejtoni lidhur me përfundimin e fazës së tretë të palestër sportive në Rahovec, e cila ka filluar në vitin 2008. Siç e dini Komuna e Rahovecit për herë të parë këtë vit do të ketë një skuadër në elitën e basketbollit kosovarë. Pas shumë mundimeve, sakrificave të shumë brezave dhe angazhimeve 40 vjeçare,

KB Rahoveci ka bërë historinë duke u inkuadruar në Superligë. I gjithë angazhim i bërë në edicionin e kaluar është bërë me shpresën që qytetin ynë do ta ketë vendin ku banorët e kësaj ane do ta kenë mundësin ta shohin skuadrën e tyre.

I nderuari ministër Shala, klubi është në konsolidim e sipër në bazë të kërkesave nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe njëra ndër to është edhe puna me katër kategori të grup moshave të reja, kjo e bënë edhe më të vështirë plotësimin e kushteve që kërkohen nga klubi për shkak të mungesës së infrastrukturës gjë që rrezikon seriozisht marrjen e licencës për të garuar në Superligë. I nderuari z. Shala, KB Rahoveci duhet t’i zhvilloi stërvitjet por edhe ndeshjet zyrtare në Therandë dhe kjo bënë që skuadra të ketë shpenzime enorme por edhe mbështetje më të vogël nga sportdashësit pasi ata nuk kanë mundësi që të udhëtojnë në çdo ndeshje. I nderuari ministër, Rahoveci njihet edhe si qytet i sportit pasi me dekada të tëra ka pasur shumë skuadra në disa sporte por që e kanë shuar aktivitetin e tyre për arsyen kryesore, mungesën e infrastrukturës. I nderuar ministër, përfundimi sa më i shpejtë i palestrës sportive në Rahovec garanton riaktivizimin e rinisë dh të shumë njerëzve të tjerë që janë të gatshëm të ngjallin sportin në komunën tonë. Prandaj z. ministër, duke shpresuar se kjo letër nuk do të has në vesh të shurdhër, kërkojmë nga ju që konform kompetencave që keni të përshpejtoni procedurat e vazhdimit të punimeve në mënyrë që para edicionit te ri  ta gjej komunën tonë me Palestër Sportive dhe që KB Rahoveci t’i zhvilloi ndeshjet e Superligës në vendin e vetë.

Bordi i KB Rahoveci

Data: 29.07.2016