LAJMI I FUNDIT:

BQE do vlerësojë impaktin e normave të ulëta të interesit

BQE do vlerësojë impaktin e normave të ulëta të interesit

Banka Qendrore Europiane planifikon të kryejë një studim të plotë mbi impaktin e normave të ulëta të interesit në sektorin privat bankar të Eurozonës, duke hapur rrugën kështu drejt një qasje më të kujdesshme sa i përket mbikëqyrjes bankare.

Kjo i drejtohet më së shumti bankave me nivele të larta të kredive jo-performuese. Diçka e tillë bëhet e ditur nga një prej anëtare të këshillit të supervizimit të Bankës Qendrore Europiane, Ignazio Angeloni.


“Ne planifikojmë rishikim në thellësi të marzheve të fitimit të bankave por edhe të modele të bizneseve. Kërkojmë të fokusohemi në veçanti mbi mënyrën sesi bankat po sillen në një ambient me norma negative të inetresit”-deklaroi ai.

Deklaratat vijnë në një kohë që debati në Eurozonë për sa i përket politikave monetare të Bankës Qendrore Europiane ka prekur kulmin. Disa vende të rajonit, me Gjermaninë në krye pretendojnë se normat e ulta të interesit po dëmtojnë sektorin bankar.

Edhe vetë zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane e pranojnë diçka të tillë por duke shtuar se impakti është i limituar dhe se dëmi do të ishte më i madh nëse do të ndërmerrej një tjetër kurs politikash monetare. /Telegrafi/