LAJMI I FUNDIT:

Braathu: Korrupsioni në qeverisje, akt jo patriotik

Braathu: Korrupsioni në qeverisje, akt jo patriotik

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës lansoi planin e integritetit për periudhën kohore 2016 – 2018, me qëllim të parandalimit të korrupsionit në këtë ministri dhe në FSK.

Me këtë rast ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se kjo ministri dhe FSK-ja janë të përkushtuar për arritjen e standardeve të NATO-së dhe se ky plan i lansuar sot do të zbatohet në përpikëri.


“Qëllimi i ofrimit të sigurisë nuk mund të arrihet nëse ka mungesë të integritetit. NATO u ka kushtuar vëmendje planeve për integritet. Ministria e FSK-së dhe FSK-ja qëndrojnë të përkushtuara për arritjen e standardeve të NATO-s. Kosova ka dëshmuar përkushtim të plotë për anëtarësimin në NATO. Autoriteti jonë do të mbizotërojë derisa kemi politika dhe objektiva të qarta kundër korrupsionit në institucionin tonë. Që nga ky moment Ministria e FSK-së kanë në dispozicion planin e integritetit që duhet të zbatohet në përpikëri. Miratimi i planit përbën hap të rëndësishëm të FSK-së dhe në të ardhmen për forcat mbrojtëse”, tha ministri Demolli, raporton KP.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu theksoi se ky plan është i rëndësishëm në ngritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit, pasi sipas tij integriteti në qeverisje ka rëndësi të veçantë dhe se korrupsioni është akt jo patriotik.