0Shares

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë propozimin për fundin e konfliktit në këtë vend.

Brahimi, i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, ka thënë se plani bazohet në një nismë të dështuar të paqes, për të cilën është arritur marrëveshje në muajin qershor, në Gjenevë.

Propozimi, i cili bën thirrje për armëpushim dhe krijimin e një qeveri të re, nuk sqaron fatin e presidentit të vendit, Bashar al-Assad – një lëshim ky që ka ngritur kundërshtime në mesin e opozitës siriane, por edhe më gjerë, transmeton Rel.

Brahimi, megjithatë, ka bërë thirrje për hapa urgjentë, duke e përshkruar situatën në Siri si shumë të keqe.

“Situata në Siri është shumë, shumë e keqe dhe dallimet janë në rritje”, ka thënë ai.

Konflikti ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë ka lënë mbi 44,000 njerëz të vrarë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)