LAJMI I FUNDIT:

Brazili 2014, prostitutat fillojnë përgatitjet

Brazili 2014, prostitutat fillojnë përgatitjet

Prostitutat në qytetin brazilian Belo Horizonte kanë filluar të regjistrohen në kurset pa pagesë të gjuhës angleze, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitura për Kupën e Konfederatave që mbahet këtë vit dhe Kampionatin Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm.

Në Brazil, prostitucioni është i legalizuar, ndërsa evenimentet e mëdha sportive do të sjellin “klientë” nga gjithë bota, prandaj “shoqërueset” nuk duan që ta humbin rastin për ta shtuar përfitimin në biznesin e tyre.

Presidentja e Shoqatës së prostitutave në Belo Horizonte, Cida Vieira, ka thënë se pret që së paku 300 “punëtore” nga ky qytet të regjistrohen nëpër kurse.


Në Belo Horizonte do të zhvillohen gjashtë ndeshje të Kupës së Botës, prandaj është me rëndësi që prostitutat ta mësojnë bazën e gjuhës angleze, ka thënë Vieira. /Telegrafi/