LAJMI I FUNDIT:

Brazili fiton dramën

Brazili fiton dramën

Brazili ka arritur ta fitojë dramën në Arena Fonte Nova, pasi e ka mposhtur Italinë me rezultat 4-2. Kjo ndeshje nuk ishte vendimtare për asnjërën përfaqësuese, pasi që të dyja e kishin të sigurt kualifikimin në raundin e ardhshëm të Kupës së Konfederatave.

Italianët e filluan ndeshjen pa dy organizatorët kryesorë të lojës, Daniele De Rossin dhe Andrea Pirlon, gjë që ndikoi shumë në kreativitetin e lojës së tyre. Ndërsa, në anën tjetër Brazili ishte pa Paulinhon i cili ka pësuar një lëndim në nyje, por në vendin e tij ishte Hernanes.

Brazili luante një lojë më të bukur dhe e kërkonte golin më shumë se italianët, të cilët me largimin e Ricardo Montolivos në minutën e 26-të për shkak të lëndimit, humbën shumë nga loja e tyre.


Disa minuta më vonë Ignazio Abate u lëndua dhe në vend të tij hyri Maggio, teksa edhe David Luiz u lëndua, e në vendin e tij hyri Dante, i cili pas dhjetë minutave(45’) zhbllokoi rezultatin nga afërsia, nga një top i kthyer nga duart e Gigi Buffonit. Goli u duk se erdhi nga pozita jashtë loje, por edhe pse pati protesta nga lojtarët italianë, gjyqtari nuk e ndërroi vendimin e tij dhe e mbylli pjesën e parë me këtë rezultat.

Pjesa e dytë ishte më e mirë se e para dhe më atraktive. Italianët e gjetën golin e barazimit përmes Emanuele Giaccherinit, i cili pranoi një pasim maestral të Balotellit për ta dërguar më pas topin në rrjetë(51’).

Nuk kaluan as pesë minuta dhe Neymar doli në skenë me një goditje të lirë të ekzekutuar në mënyrë magjike. Ishte pikërisht lojtari i Barcelonës i cili e fitoi goditjen e lirë vetvetiu dhe më pastaj e konkretizoi vetë atë.

Ishte minuta e 66-të kur pas një asistimi të bukur nga Marcelo, Fred fitoi dyluftimin me Chiellinin për të shënuar me të majtën golin e tretë të Brazilit.

Goli i dytë për Italinë erdhi nga korneri, ishte Giorgio Chiellini ai i cili u gjend më së miri në tollovinë e zonës për të zvogëluar epërsinë e brazilianëve dhe për t’iu dhënë shpresë bashkëlojtarëve për një barazim eventual.

Azzurrët për pak sa nuk e barazuan rezultatin në minutën e 80-të, kur Maggio e goditi traversën me kokë.

Brazili e vulosi takimin me golin e dytë të Fredit(88’), i cili shënoi pasi Buffon e priti goditjen e Marcelos. Selecao me këtë fitore e mbyll fazën e grupeve si lider me nëntë pikë të tubuara, ndërsa Italia në vendin e dytë me gjashtë.

Në ndeshjen tjetër qa u zhvillua sonte, Meksika e mposhti Japoninë me rezultat 2-1, por kjo fitore nuk ishte e rëndësishme pasi që të dyja skuadrat nuk kanë grumbulluar pikë të mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Konfederatave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori