LAJMI I FUNDIT:

Breshëri ndaj furgonit, vritet i riu në Lezhë (Video)

Breshëri ndaj furgonit, vritet i riu në Lezhë (Video)

Një person raportohet se ka humbur jetën, pasi persona ende të paidentifikuar hapën zjarr drejt një furgoni.

Nga të dhënat e para policore mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Ajet Qokthi, 26-vjeç dhe ka qenë pasagjer në kamionçinen që u sulmua me armë.


Ngjarja ka ndodhur në Torovicë të Lezhës, mëngjesin e sotëm. Policia njofton zyrtarisht se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 06:15.

“Kemi marrë njoftim se në rrugën e vjetër për Torovicë, në kufirin ndarës me Shkodrën ka ndodhur një vrasje”, thonë burimet. Thuhet se viktima ishte një person që merrej me grumbullimin e qumështit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se persona akoma të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti Ford i cili po udhëtonte në drejtim të fshatit Torovicë.

“Në automjet lëviznin shtetasit A.Q. (drejtues mjeti ) dhe Ajet Qokthi, 26 vjeç (pasagjer) të dy banues në Shkoder. Si pasoje e të shtënave ka humbur jetën Ajet Qokthi”, njofton policia.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori