LAJMI I FUNDIT:

BREXIT 2 për Anglinë, Islanda takohet me Francën (Video)

BREXIT 2 për Anglinë, Islanda takohet me Francën (Video)

Anglia sërish ka mbetur ‘jashtë’ Evropës, por kësaj radhe është eliminuar prej evropianit të futbollit, Euro 2016.

Anglezët kanë pësuar humbje të papritur në stadiumin Allianz Riviera prej Islandës me rezultat 2:1.


Megjithëse nuk është pritur që një kombëtare me mbi 300 mijë banorë të eliminoj ‘Tre Luanët’ anglez, islandezët për asnjë moment nuk u ndien inferior.

Tre golat e ndeshjes janë shënuar për një periudhë prej 20 minutave, raporton Telegrafi.

Në fakt, Anglia kaloi në epërsi përmes një penalltie të ekzekutuar prej sulmuesit Wayne Rooneyt. Paraprakisht, Raheem Sterling u pengua brenda zonës së rreptësisë së islandezëve në minutën e katërt.

sssss

Po, kjo nuk i trembi islandezët dhe me dy kundër sulme të shpejta rikthyen rezultatin në favor të tyre.

Fillimisht, Ragnar Sigurdsson barazoi rezultatin në minutën e gjashtë të takimit pasi mori një pasim të saktë prej Arnasonit.

Kur, pritej që anglezët të marrin iniciativën, islandezët sërish e ndëshkuan kombëtaren angleze.

Kolbeinn Sigthorsson u shërbye saktë prej Bodvarssonit dhe këtë dhuratë nuk e qoi dëm duke kaluar në epërsi islandezët.

Megjithëse u munduan në vazhdim të barazonin rezultatin, pjesa e parë përfundoi në dobi të islandezëve.

Edhe në pjesën e dytë anglezët u munduan që të gjenin rrugën e golit, por këtë nuk ia arritën në saje të mbrojtjes së mirë të islandezëve, të cilët nuk i lejuan shumë hapësirë kundërshtarëve.

alia

Delle Alli (60’) kishte rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin, por këtë nuk e lejoi portieri Haldorson.

Në anën tjetër, Aron Gunnarsson, pesë minuta para përfundimit të takimit nuk u tregua i saktë kur gjuajti topin drejt te portieri, Joe Hart.

Deri në fund më nuk pati raste që ja vlen të përmendet, dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2:1.

Islanda në çerekfinale të evropianit do të takohet me organizatorët, Francën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori