LAJMI I FUNDIT:

Brexit dhe Evropa e Re

Brexit dhe Evropa e Re

Laszlo Bruszt dhe Nauro F. Campos

Shumë shpesh në politikë, zgjedhja është midis të keqes dhe më të keqes. Për banorët e Evropës Qendrore dhe Lindore, referendumi i qershorit në Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Evropian, është një rast i tillë.


Një dalje e Britanisë (Brexit) do të impononte kosto të mëdha ekonomike mbi shtetet anëtare të BE-së në qendër dhe lindje, (CEE). Kufizimet migratore do të bëhen më të forta dhe mundësitë e tregtisë dhe investimi i huaj, direkt do të pakësoheshin. Por një fitore e atyre që duan që Britania të qëndrojë në BE do të ishte edhe më e kushtueshme për vendet e CEE, ku do të forconte politikanët iliberalë, do të dobësonte aleancat e bashkëpunimit dhe do t’iu hiqte shtetasve shumë mundësi të vendimmarrjes në nivel të BE-së.

Marrëdhënia midis vendeve CEE dhe Britanisë, gjithnjë ka qenë disi e brishtë. Në vitet 1990, Mbretëria e Bashkuar ishte një shtet i fuqishëm i BE-së për vendet e CEE, në një kohë kur liderët në Francë dhe Gjermani ende hezitonin për zgjerimin e BE-së. Por mbështetja e Britanisë kishte një kleçkë: liderët britanikë, hezitues ndaj synimi të BE-së për një “bashkim edhe më të afërt” – që nënkupton një bashkim politik dhe sovranitet kombëtar dhe federal të përbashkët – nuk e mbajtën sekret dëshirën e tyre për të përdorur zgjerimin e anëtarësimit të BE-së për të parandaluar thellimin e integrimit evropian.

Gjatë negociatave me liderët e BE-së përpara referendumit, kryeministri britanik David Cameron, ruajti një kauzë të lirisë përjashtimore, në rast të një vendimi për ta sjellë unionin edhe më pranë. Nëse ai do të prevalojë në referendum dhe do të bindë votuesit të qëndrojnë, do të dërgojë një sinjal të rrezikshëm për politikanët iliberalë në Evropën Lindore. Ata do të arrijnë në përfundimin se mund t’i kenë të dyja, të mbajnë përfitimet e një integrimi ekonomik pa humbur aftësinë për të shkelur të drejtat e shtetasve apo për të përdorur transferuat financiare të BE-së për të ndërtuar marrëdhënie padron-klient dhe për të forcuar grushtin e vet mbi shtetin.

Nacionalistët joliberalë të CEE si kryeministri hungarez Victor Orban, pëlqejnë të pretendojnë se po mbrojnë sovranitetin kombëtar nga burokratët e Brukselit. Iniciativa e Cameron është në favor të tyre, duke e lejuar Orban dhe aleatët e tij në vendet fqinje, të shpallin si të papajtueshëm çdo afrim të mëtejshëm të unionit dhe forcim të autoritetit dhe legjitimitetit federal.

Megjithatë, e vërteta është se vendet e CEE nuk kanë shumë për të humbur në kuptimin e sovranitetit. Shumica e aseteve të tyre produktive dhe financiare zotërohen nga kompani të huaja, ashtu si shumica e rregullave që qeverisin ekonomitë e tyre përcaktohen nga BE-ja. Si kusht i anëtarësimit në BE, vendet CEE duhet të krijojnë institucione që mbrojnë integritetin e tregut evropian nga ndërhyrja e brendshme. Dhe institucionet e politikat e BE-së kufizojnë aftësinë e qeverive për të vendosur politika financiare, monetare dhe ekonomike.

Si rezultat, vendet e CEE do të ishin ndër fitueset më të mëdha të integrimit të thelluar, pasi do t’iu jepnin shtetasve një zë më të fuqishëm në procesin politik të BE-së. Aktualisht, BE-ja drejtohet nga politikanët që nuk japin llogari ndaj të gjithë unionit. Përfaqësuesit britanikë, gjermanë apo francezë që negociojnë politikat e BE-së në Bruksel, konkurrojnë për t’u rizgjedhur vetëm në atdhe, duke i dhënë atyre pak stimuj për të marrë në konsideratë interesat e njerëzve në ekonomitë periferike. Ata nuk kanë as gjasa të interesohen në programet afatgjata në nivel të BE-së, në përfitimet e gjera të Evropës në kostot e rritjes afatshkurtër në kontributet e buxhetit të përbashkët.

Si rezultat, Brukseli mund të shihet shpesh si kryeqendra e “Shteteve të Ndara të Evropës”, dominuar nga shtetet anëtare që duan akses ndaj tregut të lirë kontinental në koston më minimale të ndryshme. BE-ja shpenzon vetëm 0.3 për qind të PBB-së së saj, duke adresuar pabarazinë zhvillimore të kontinentit, dhe ka një treg të përbashkët të 500 milionë njerëzve me një administratë që përbën rreth një të katërtën e përmasave të Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara.

Çuditërisht, BE-ja mund të përfitojë nga një tërheqje e tillë. Nëse Britania vendos të rrijë sipas kushteve që ka negociuar Cameron, rezultati do të jetë forcimi i aleancës anti-BE midis liberalëve konservatorë dhe nacionalistëve mendjengushtë. Edhe pse kjo do të dëmtonte Evropën brenda një afati të shkurtër, Brexit do të mund të parandalonte ngritjen e një bllokade për integrimin.

Lëvizja drejt unifikimit politik do të ndryshonte stimujt e politikëbërësve në Bruksel dhe do të rriste legjitimitetin në BE. Nga perspektiva e vendeve të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, pyetja kryesore e referendumit britanik në qershor nuk është nëse Britania do të qëndrojë apo jo në BE, por se si do të formësohet e ardhmja e unionit nga ky vendim.

Në trend

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori