Vota e Brexit-it ka bërë copash shumicën e infrastrukturës së marrëdhënieve ekonomike dhe politike të Britanisë me Evropën dhe botën. Ata që bënë fushatë që Mbretëria e Bashkuar të dilte nga Bashkimi Evropian, fushatë e bazuar gjerësisht mbi gënjeshtra dhe zhgënjime, nuk ia kanë idenë se çfarë duhet të bëjnë tani. Ata janë shkatërruesit dhe jo krijuesit.
Por, tashmë që ne britanikët e thyem poçen në dyqan, ne duhet të mbledhim copat e shpërndara të interesit tonë kombëtar. Dhe të gjithë ne, të udhëhequr nga një kryeministre e re dhe e mençur, Theresa May (e cila bëri fushatë për të qëndruar në Evropë), duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar vendin tonë nga izolimi dhe rënia.
May ka lëvizur me shpejtësi për të krijuar një skuadër për menaxhimin e divorcit të Britanisë nga BE-ja. Kjo skuadër përfshin Boris Johnson si Sekretar i Jashtëm, i cili nuk ka nevojë të mësojë shprehjen e vjetër që thotë se diplomatët supozohet të shkojnë jashtë dhe të gënjejnë për vendin e tyre. Sfida e tij nuk do të jetë sjellja e tij dorëlëshuar përballë të vërtetës, por sasia rekord e fyerjeve ndaj shumë njerëzve – përfshirë presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe pasardhësen e mundshme të tij Hillary Clinton – me të cilët do të duhet të punojë.
Por, më e rëndësishme se sa skuadra është natyra e lojës që do të duhet të luajnë.
“Brexit do të thotë Brexit,” tha May.
Por, çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet tona tregtare dhe për politikën e imigrimit? A jemi ne të angazhuar për të kërkuar akses në tregun e përbashkët të Evropës në terma të ngjashme me kushtet aktuale? A do të jemi ne në gjendje të sigurojmë të drejta “pasaportizimi” për bankat dhe shërbimet tona financiare, në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në Britani ndërkohë që kryejnë veprimtari në pjesën tjetër të Evropës? Si mund të sigurojmë ne këto objektiva pa pasur nevojë të pranojmë rregullat e tregut të përbashkët si Norvegjia apo Zvicra?
Një çështje kyçe është në përgjigjen e këtyre pyetjeve është ajo që ne do të mund të negociojmë në lidhje me lëvizjen e lirë të punës. Për momentin, sjellja jonë ndaj tregtisë dhe migrimit duket se është përmbledhur në një slogan të thjeshtë por kontradiktor: “Të hapur për biznes, por të mbyllur për të huajt.” Shpresoj – dhe dyshoj – se pak fleksibilitet do të jetë i mundshëm në këtë fushë.
Brexit nuk zvogëlon vetëm Britaninë; në përmasa më të vogla, ai zvogëlon gjithashtu edhe BE-në. Vendet e tjera Evropiane duhet të dëshirojnë ta bëjnë daljen e Britanisë sa më miqësore që të jetë e mundshme. Megjithatë, përgjatë vitit të ardhshëm, shumë vende mes ish kolegëve tanë mund të kuptojnë se ata, gjithashtu, mund të dëshirojnë ndonjë lloj frenash emergjence për flukset migratore nga një vend i BE-së në një tjetër. Kur të ndodhë kjo, do të duhet të jetë e mundshme t’i ofrohet Britanisë një marrëveshje më e mirë, pa shkatërruar integritetin e traktateve dhe politikave të tjera të BE-së.
Kjo nuk duhet të lejohet të shkaktojë atë lloj racizmi që qe tipari i turpshëm i disave prej mbështetësve të fushatës së “Daljes” në Britani – dhe që ka lënë kaq shumë armiqësi ndaj të huajve. Rastet e raportuara të krimeve të urrejtjes janë rritur me shpejtësi.
Tani, ata që mbështetën fushatën e “Daljes” natyrisht që e mohojnë të kenë të bëjnë me këto sulme. Disa madje argumentuan se ata nuk kanë bërë kurrë thirrje për kufizimin e imigrimit, por kanë folur vetëm për “marrjen nën kontroll” të kufijve.
Kjo është një dalje hipokrite nga e vërtetë. Askush nuk po thoshte, “Ne duam të marrim kontrollin e kufijve tanë në mënyrë që të kemi të njëjtin numër migrantësh”. Dhe mbështetësit më të ashpër të Brexit qenë të hapur për të thënë se do t’i mohonin hyrjen përdhunuesve, kriminelëve dhe të huajve që shumohen me shpejtësi (në veçanti turqve), të cilët mund të sulmojnë këtë vend.
Kjo qe një nga ato lloje gjërash të neveritshme të llojit Trump. Në rastin më të mirë, udhëheqësit më të mençur të fushatës për dalje shihnin nga ana tjetër kur gjakrat nxeheshin në këtë mënyrë. Por ata e dinin se çfarë po ndodhte. “A po mendoni atë që ne po mendojmë?” pyeste një poster fushate nga Konservatorët në vitin 2005. Ajo që po mendojnë disa është që Brexit mund të përdoret si licencë për të abuzuar me burra, gra e fëmijë të cilët jetojnë dhe punojnë këtu. Dhe ajo që ata po bëjnë ka lënë një të çarë të thellë në nderin dhe reputacionin tonë kombëtar. Mbyllja e kësaj të çare në disa kuptime do të jetë detyra më e rëndësishme për May, e cila shprehu se natyrisht, dëshira e saj e sinqertë është të bashkojë kombin.
Por nuk do të jetë e lehtë. Gjatë fushatës së referendumit, nacionalizmi u nxit jo vetëm nga instinktet racore, por edhe nga teoritë populiste të konspiracionit që shanin ekspertët dhe institucionet ku punojnë këta ekspertë. Integriteti i departamenteve të qeverisë, të tillë si Thesari, e pavarura Banka e Anglisë dhe universitetet tona madhështore u vunë nën sulm, siç ndodhi edhe me vetë Parlamentin, pjesërisht për shkak se shumica e deputetëve mbështesnin qëndrimin në BE.
Megjithatë janë këto institucione, të ndërtuara me kujdes përgjatë dekadave e më shumë, të cilat përbëjnë ashtin e shoqërisë sonë. Edmund Burke, mendimet e së cilit kanë formësuar thellë sistemin politik të Mbretërisë së Bashkuar, do të qe llahtarisur ndaj shpërfillja mendjemadhe e mbështetësve të Brexit ndaj çfarëdolloj ndjesie të vijimësisë kombëtare – dhe i ofenduar nga dëshira e tyre për të hedhur një vendim të tillë në referendum.
Britma nga fushata e “daljes” qe “Ne duam të rimarrim vendin tonë”. Për pjesën tjetër tonën, pyetja mbetet: A do të jetë ky vend sërish një shoqëri tolerante dhe pluraliste, krenare për institucionet e saj dhe traditave të saj konstitucionaliste, si dhe e admiruar për vlerat e saj nëpër botë?
(Autori është sh-komisioner i BE-së për punët e jashtme. Shkruar për Project Syndicate. Marrë nga: reporter.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën