Agjencia britanike e spiunimit, GCHQ, mbledh dhe ruan sasi të mëdha të emailëve, postimeve në Facebook, histori të kërkimit dhe thirret telefonike, dhe i shkëmben ato me agjencinë amerikane NSA, thonë dokumentet e reja të cilat Edward Snowden ia ka dhënë ditores angleze Guardian.
Përmasat e ambicieve të GCHQ-së zbulohen edhe nga emërtimet e dy komponentëve kryesore të këtij programi: Zotërimi i internetit dhe Eksploatimi global i telekomit. Qëllimi është: kontrollimi në nivel sa më të madh të trafikut në internet dhe telefoni, pa debat dhe pa njohurinë e publikut.
Një nga inovacionit kryesore paraqet aftësia e GCHQ-së për të nxjerrë sasi të mëdha të të dhënave nga fibrat tele-optike dhe t’i ruajnë ato për 30 ditë, që të mund t’i analizojnë. Ky operacion, emri i koduar i të cilit është Tempora, vazhdon që 18 muaj.
GCHQ ishte në gjendje të hetojë 1500 nga 1600 kabllo të kapacitetit të lart brenda dhe jashtë Britanisë, në çdo kohë. Agjencia po të njëjtin vit kishte kapacitet të ketë qasje në 21.6 petabajt në ditë!
Faktikisht, kjo do të thotë se NSA dhe GCHQ janë në gjendje të kenë qasje në komunikimet jo vetëm mes njerëzve që hetohen, por edhe të pafajshmëve, e t’i përpunojnë dhe studiojnë ato.
Kjo përfshin regjistrimin e thirrjeve telefonike, përmbajtjen e emailëve, postimet në Facebook, histori të kërkimit… dhe gjithë kjo konsiderohet si e ligjshme, edhe pse sistemi i sigurisë thotë se ato duhet të kufizohen tek objektivi i caktuar.
Ekzistimi i këtij programi u bë i ditur nga dokumentet që “turbulluesi” i NSA-së, Edward Snowden, ia dha Guardianit, në tentimit për të ekspozuar "programin më të madh të kontrollit në historinë njerëzore" (siç e ka cilësuar ai).
“Ata (GCHQ) janë më këqij se në SHBA”, thotë Snowden.
Falë këtij programi, GCHQ është një superfuqi botërore, dhe ka qasjen më të madhe në internet se të gjitha anëtaret e aleancës për spiunim elektronik, të quajtur “Pesë sytë”: SHBA, Kanada, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe. Përveç kësaj, GCHQ "prodhon sasi të mëdha të metadatave nga NSA", me ç’rast ato japin informatat themelore në lidhje me atë se kush kë e kontaktoi.
Deri në maj të vitit të kaluar, "shoshitjen" e të dhënave e kanë përpunuar 300 analistë të GCHQ-së dhe 250 të NSA-së, përderisa qasje në të dhënat e GCHQ-së, siç shkruan Guardian, kishin 850 mijë të punësuar në NSA dhe kontraktorë privatë me leje të klasifikuara.
Sipas dokumenteve që ka Guardian, të dhënat që çdo ditë GCHQ i përpunoi gjatë vitit të kaluar, ishin aq të mëdha sa që jepet kjo paralele: çdo 24 orë, 192 herë të dërgohen të gjitha informatat që gjendet në të gjitha librat e Bibliotekës Nacionale të Britanisë (14 milionë libra – v.j.). Ndërsa, ky volum rritej çdo ditë e më shumë.
Kështu, emaili nga Gmail ose Yahoo nga një qytetar britanik tek dikush tjetër, ka kaluar nëpër serverët e agjencisë jashtë Britanisë së Madhe.
Për dy miliardë përdorues të rrjetit botëror të internetit, Tempora paraqet një dritare në jetën e tyre të përditshme, nga e cila tërhiqet çdo formë komunikimi nga fibrat optike që rrethojnë botën. NSA me Prism ka hapur edhe një dritare tjetër, nga e cila sigurohet qasja në sistemet e kompanive globale që ofrojnë internetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi – si u kap në momentin e fundit prej punonjësve
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, Exit Poll: Plenkoviq fiton kundër Milanoviqit
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - Britania beson se izraelitët do t'i hakmerren iranianëve
Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh
David Cameron: Është e qartë se Izraeli ka marrë një vendim për t'u hakmarrë ndaj Iranit
Turqia ka një mesazh për Iranin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE