LAJMI I FUNDIT:

Britanikët po kërkojnë një referendum të dytë

Britanikët po kërkojnë një referendum të dytë

Vota e britanikëve për të dalë nga ombrella e Bashkimit Europian ka pushtuar mediet botërore, ndërsa ishullorët ende po vazhdojnë polemikat se është e drejtë apo jo dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ky referendum prodhoi edhe dorëheqjen e kryeministrit, tash ish-kryeministrit, David Cameron.

Shifrat e votimeve të ndara në bazë të moshës së votuesve kanë treguar se përqindja më e lartë e atyre që kanë kërkuar shkëputje kanë qenë gjeneratë e vjetër, kurse të rinjtë kanë qenë të mendimit që Britania e Madhe të jetë ende pjesë e Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Në mes të kësaj mendje, dikush është kujdesur që të fillojë një referendum tjetër, i cili thotë se referendum i mbajtur nuk e ka plotësuar kushtin ligjor për zbatim.

“Nënshkruam për implementimin e rregullës në të cilën nëse votat ‘Pro ose Kundër’ janë më pak se 60 për qind, bazuar në një dalje në votime në më pak se 75 për qind, duhet të ketë një referendum tjetër”, thuhet në peticionin e iniciuar këtë mëngjes, nga William Oliver Healey.

Deri tash, janë grumbulluar 272,540 nënshkrime, duke plotësuar kushtin e 100 mijë nënshkrimeve për të dërguar çështjen në parlament.