LAJMI I FUNDIT:

Brocchi: Milani është shpartalluar

Brocchi: Milani është shpartalluar

Cristian Brocchi ka thënë se problemet e Milanit janë taktike dhe psikologjike derisa po përgatitet për ndeshjen kundër Frosinones këtë të diele.

Trajneri i ri i “Kuqezinjve” ka thënë se ekipi i tij është ndarë në dysh dhe se e ka të vështirë të gjejë një formacion të mirë për ndeshjet në Serie A.

“Mendimi im i parë është që të gjej një ekip që lufton, një të tillë e kam parë këtë javë në stërvitje”, ka thënë trajneri italian.


“E kam të vështirë të gjejë katër apo pesë lojtarë që më kanë zhgënjyer në këtë aspekt. Shpresoj që nesër të përsërisin një sjellje pozitive dhe pa asnjë problem”.