LAJMI I FUNDIT:

Bruksel: Vazhdojnë bisedimet rreth telekomunikacionit

Bruksel: Vazhdojnë bisedimet rreth telekomunikacionit

Në Bruksel sot po vazhdon dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Zyra  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka konfirmuar për mediat serbe se në ditën e parë të bisedimeve është folur për Telekomin e Kosovës dhe bisedimet rreth kësaj teme vazhdojnë edhe sot, transmeton Klan Kosova.


Është parashikuar që ky raund i dialogut të zgjas deri të mërkurën, dhe se tema e diskutimit është zbatimi i marrëveshjes për telekomunikacionin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se BE-ja kërkon një marrëveshje në sektorin  telekomunikacioneve, dhe se është ende duke punuar në këtë drejtim.

“Ne duam që marrëveshja të arrihet këtë javë, por puna është duke vazhduar”, ka thënë ajo për Tanjug , transmeton Klan Kosova.

Delegacioni i Prishtinës në këto bisedime po udhëhiqet nga ministrja për dialog, Edita Tahiri, kurse ai i Beogradit nga drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.